Faculty of Medicine
Permanent URI for this communityhttps://repository.ukim.mk/handle/20.500.12188/14
Browse
5 results
Search Results
- Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, REPLANTIMI I GJYMTYRËS SË POSHTME TË AMPUTUAR NË AKSIDENT KOMUNIKACIONI – RAPORTIM RASTI(SHMSHM, 2019-12); ;Jordan SavevskiHYRJE: Replantimi i gjymtyrëve të amputuara është i mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse. Kjo gjë kërkon ndërhyrje të shpejtë, reanimim dhe punë ekipore të koordinuar në mes të degëve të ndryshme të kirurgjisë. Amputimet e gjymtyrëve zakonisht ndodhin në aksidente të rënda komunikacioni ose nga lëndimet e rënda në vendet e punës. RAPORTIM RASTI: Pacienti mashkull, 32 vjeçar, u soll në Qendrën urgjente kirurgjikale dhe u operua pas reanimimit, për shkak të amputimit të gjymtyrës së poshtme të djathtë në një aksident me veturë. Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga një ekip i përzier kirurgësh i përbërë nga kirurgë vaskular, traumatolog dhe kirurgë plastik. Së pari u realizua anastomoza e venës dhe arteries femorale, e pasuar nga fiksimi i kockës, neurorafia e nervit tibial dhe peroneal dhe sutura e muskulaturës. Gjymtyra e amputuar pas replantimit ishte për rreth 5 cm më e shkurtër se ajo e padëmtuar. Pacienti tani ec me ndihmën e shkopit dhe nget veturën e tij. DISKUTIM: Replantimi i gjymtyrëve përbën ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar që kërkon kirurgë të përgatitur e me përvojë, punë ekipore dhe pajisje operatore të sofistikuara. Në Maqedoni deri tani nuk është raportuar ndonjë rast tjetër i replantimit të gjymtyrës së poshtme. Në një replantim të suksesshëm rezultati përfundimtar duhet të jetë më i mirë se përdorimi i protezës. Sidoqoftë në këtë zgjedhje fjalën e fundit duhet ta ketë vet pacienti. FJALËT KYÇE: replantim, gjymtyrë e poshtme, punë ekipore, urgjencë. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, PËRDORIMI I OMENTUMIT PËR MBULIMIN E PLAGËS ME VASKULARIZIM TË DËMTUAR NGA RREZATIMI I HEMITORAKSIT TË MAJTË - RAPORTIM RASTI(SHMSHM, 2020-08); ; ;Dosevska, NatashaBexheti, ErmiraHYRJE: Megjithë lokalizimin brenda kavitetit të barkut, omentumi i madh përbën një strukturë që mund të përdoret për rekonstruksionin e pjesëve tjera të trupit, në radhë të parë murit të krahërorit. Ai mund të përdoret si lembo e pedunkular apo si lembo e lirë. Në literaturën në Maqedoni nuk ka të dhëna për raste të tjera të përdorimit të omentumit për mbulimin e plagëve të ndryshme. RAPORTIM RASTI: Pacientja 63 vjeçare u operua në klinikën tonë për shkak të një formacion ulcerativonekrotik te gjirit të majtë, 25 vite pas operacionit për heqjen e karcinomës së gjirit të majtë shoqëruar me radioterapi postoperative. Biopsitë e bërë përjashtojnë recidivën e kancerit. Pasi herën e parë dështon mbulimi i plagës me lembo kutane, e cila nekrotizoi në pjesën e sipërme, në operacionin e dytë bëhet mbulimi me lembo të pedunkuluar të omentumit të madh. Omentumi u transpozua në toraks përmes një tuneli të vogël në murin e barkut dhe për mbulimin e tij u përdor transplant kutan me trashësi të pjesëshme. Shërimi kaloi pa probleme. DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI: Mbulimi i plagëve të murit të krahërorit mund të bëhet në shumë mënyra. Omentumi i madh është një nga opsionet që duhet të merren në konsideratë për mbulimin e plagëve të kafazit të kraharorit, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për inde me vaskularizim të dëmtuar dhe fibrozë të shprehur, ku mundësia e përdorimit të indeve lokale apo atyre fqinje është e kufizuar. FJALËT KYÇE: omentumi, lembo, krahërori, mbulim plage. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Прогноза на фебрилни конвулзии кај децата(Association of Albanian Medical Doctors in Macedonia, 2010) ;Ferit Mucha ;Visar Mucha - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, MENAXHIMI I LENDIMEVE PERFORUESE TE SYRIT ME RUPTURÈ TÈ KORNESÈ DHE KATARAKTÈ TRAUMATIKE. PREZENTIM RASTI(Association of Albanian Medical Doctors in Macedonia, 2017) ;Mehmeti G.; ;Reci V.; Ismaili I.Hyrje: Lendimet perforuese te bulbusit te syrit paraqesin gjendje urgjente ne oftalmologii. Lendimet perforuese ndodhin gjate lendimit me mjet te mprehte ose nga miet me shpejtesi te madhe tè levizjes. Keto Iloje te lëndimeve mund te sjellin deri te demtimi i shikimit, si edhe deri te ftiza e bulbusit ose humbja. e tij. Qellimi: Prezentimi i lendimit perforues me rupture tè kornese de katarakte traumatike. Prezentim i rastit: Pacient mashkull i moshès 79 vjeçare, i cili eshte trèzuar ne toke dhe ka lenduar syrin nga deget e bimes. Ne pranim kemi konstatuar mprehtesine e te parit deri ne levizje te dores para syrit, shtypja intraokulare normale ne palpim digital. Biomikroskopimi: kapaku i siperm lehte i leshuar de edematoz, aparati lakrimal pa ndryshime patologjike, konjunktiva hiperemike, kornea me rupture qendrore, me flap (9-3h), edematoze. Dhoma e perparme e ceket, me humbje te lëngut ujor. Lensi: katarakte traumatike. Inqizimi radiologjik pa shenja patologjike. Pacientit i eshte aplikuar mbrojtja antitetanike de eshte trajtuar ne dy akte. Fillimisht eshte bēre toaleta e bulbusit me suture te kornesë, ndersa pas 3 muajve eshte operuar katarakta traumatike dhe ështe implantuar lens intraokular. Pas nderhyrjes shikimi eshte pörmirésuar deri ne 0,5 cum IOL, kornea me mjegullim te lehtè paracentral (3h), dhoma e pèrparme, e formuar, pa permbajtje patologjike. Lensi intraokular mire i pozicionuar. Perfundimi: Perpunimi primar ne kohe i lendimeve perforative de trajtimi sekondar i kataraktes traumatike sjell deri te evitimi i komplikimeve te cilat mund te siellin deri ne humbje te shikimit si edhe te bulbusit te syrit. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Morbiditeti dhe ndotja e ajrit në rajonin e Shkupit për vitin 2015 të fëmijët e moshave shkollore dhe parashkollore(2017-05-06) ;M. Gjetaj Jakovski ;Sh.Musa ;V. Dobrosavljevikj ;P. SimjanoskiLj. KostadinovskiHyrje: Është e vërtetuar se tre million njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit, që tregon se roli i koncentrimeve ditore të substancave të cilat fundërrojnë në ajërin ambiental si pasojë e burimeve të ndryshme të ndotjes si: (Emisioni, imisioni transmisioni) sjellin deri te lajmërimi i sëmundjeve respiratore jospecifike, kardiovaskulare etj. Qëllimi: Zvogëlimi i numrit të fëmijëve të sëmurë nga mosha parashkollore dhe shkollore prej sëmundjeve respiratore jospecifike në bazë të monitorimit të kryer për cilësinë e ajërit ambientor. Material dhe metoda: Të dhënat janë të fituara nga Raporti vjetor që përgatitet për realizim të Programës vjetore kombëtare për shëndet publik për vitin 2015 pranë Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, ku përcjellet morbiditeti sezonal nga sëmundjet respiratore jospecifike te fëmijët parashkollorë (0 -6) dhe shkollor (7-14), në veçanti për qytet dhe për fshat sipas shifrave J00-J99 (sëmundje respiratore jospecifike) me përjashtim të J10-J18 ( influenca dhe pneumonia), nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (KNS-10). Rezultate: Nga evaluimi i të dhënave mund të konstatohet se më pak sëmuhen femijët nga fshati në raport me fëmijët nga qyteti, si dhe ekzistimi i variacionit ciklik sezonal të morbiditetit. Përdundim: Vlerësimi i rrezikut nga cilësia higjienike e ajërit mbi shendetin e popullatës së eksponuar konkretisht fëmijet parashkollor dhe shkollor, bëhët në bazë të dhënave të fituara nga monitoringu që na tregon se shkalla e ndotjes së ajrit në qytet është më e lartë se në fshat. Patjetër është e nevojshme të përcillet cilësia e ajërit përmes monitorimit, matjeve kontinuale në pikat matëse dhe marrja e mostrave për përcaktimin e koncentrimit të substancës kontaminuese në ajer.
