Repository logo
Communities & Collections
Research Outputs
Fundings & Projects
People
Statistics
User Manual
Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. Faculty of Medicine
  3. Faculty of Medicine: Conference papers
  4. Morbiditeti dhe ndotja e ajrit në rajonin e Shkupit për vitin 2015 të fëmijët e moshave shkollore dhe parashkollore
Details

Morbiditeti dhe ndotja e ajrit në rajonin e Shkupit për vitin 2015 të fëmijët e moshave shkollore dhe parashkollore

Date Issued
2017-05-06
Author(s)
M. Gjetaj Jakovski
Sh.Musa
V. Dobrosavljevikj
P. Simjanoski
Lj. Kostadinovski
L. Bajrami
L. Imeri
Abstract
Hyrje: Është e vërtetuar se tre million njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit, që tregon se roli i koncentrimeve ditore të substancave të cilat fundërrojnë në ajërin ambiental si pasojë e burimeve të ndryshme të ndotjes si: (Emisioni, imisioni transmisioni) sjellin deri te lajmërimi i sëmundjeve respiratore jospecifike, kardiovaskulare etj.

Qëllimi: Zvogëlimi i numrit të fëmijëve të sëmurë nga mosha parashkollore dhe shkollore prej sëmundjeve respiratore jospecifike në bazë të monitorimit të kryer për cilësinë e ajërit ambientor.

Material dhe metoda: Të dhënat janë të fituara nga Raporti vjetor që përgatitet për realizim të Programës vjetore kombëtare për shëndet publik për vitin 2015 pranë Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, ku përcjellet morbiditeti sezonal nga sëmundjet respiratore jospecifike te fëmijët parashkollorë (0 -6) dhe shkollor (7-14), në veçanti për qytet dhe për fshat sipas shifrave J00-J99 (sëmundje respiratore jospecifike) me përjashtim të J10-J18 ( influenca dhe pneumonia), nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (KNS-10).

Rezultate: Nga evaluimi i të dhënave mund të konstatohet se më pak sëmuhen femijët nga fshati në raport me fëmijët nga qyteti, si dhe ekzistimi i variacionit ciklik sezonal të morbiditetit.

Përdundim: Vlerësimi i rrezikut nga cilësia higjienike e ajërit mbi shendetin e popullatës së eksponuar konkretisht fëmijet parashkollor dhe shkollor, bëhët në bazë të dhënave të fituara nga monitoringu që na tregon se shkalla e ndotjes së ajrit në qytet është më e lartë se në fshat. Patjetër është e nevojshme të përcillet cilësia e ajërit përmes monitorimit, matjeve kontinuale në pikat matëse dhe marrja e mostrave për përcaktimin e koncentrimit të substancës kontaminuese në ajer.
Subjects

morbiditet

fëmijë

ajër i ndotur

sëmundje

qytet

fshat

File(s)
Loading...
Thumbnail Image
Name

Morbidity and air polution in Skopje region for year 2015.pdf

Size

2.18 MB

Format

Adobe PDF

Checksum

(MD5):ba5b07761dd0da3092a733dffb1dce8e

⠀

Built with DSpace-CRIS software - Extension maintained and optimized by 4Science

  • Accessibility settings
  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback
Repository logo COAR Notify