"Blaze Koneski" Faculty of Philology
Permanent URI for this communityhttps://repository.ukim.mk/handle/20.500.12188/1
Browse
12 results
Search Results
- Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Gjuhë shqipe për klasën VI te arsimit fillor nëntëvjeçar(Evropa 92 - Koçan, 2023-09-08)Asllan Hamiti - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Gabimet e shpeshta gjatë përdorimit të gjuhë shqipe në mediat e shkruara.(2021-11)Adili-Çeliku, Luljeta - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Veshja popullore e grusa shqiptare ne Kërçovë(ANAS-studia humanitatis, 2022-05)Adili-Çeliku, LuljetaVeshja tradicionale popullore shqiptare paraqet një nga manifestimet më të fuqishme kulturore. Nëse një vend ka veshje popullore, kjo nënkupton se ai vend ka histori, ka traditë, ka paraardhës dhe lë trashëgimi brez pas brezi veshjet, pra në atë vend duhen kërkuar gjurmë historike. Një vend i tillë është qyteti i Kërçovës me fshatrat e tij përreth. Kërçova ka një veshje shumë të veçantë popullore, sidomos atë të grave, veshje kjo që në shumë elemente ngjan me veshjet e trojeve tjera shqiptare, por dhe shumë elemente i ka unike si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja e saj. Në veshjet popullore kërçovare gjenden shumë elemente ilire, të cilat mund lirisht të themi se janë lehtë të dallueshe, duke filluar nga gjatësia e këmishës, nga forma e saj, ashtu edhe nga përmbajtje, si: ngjyra e saj e bardhë, simbolika që bart kjo veshje, motivet e larmishme që dallohen në këtë veshje, si: antropomorfe, kozmike, zoomorfe, fitonime e shumë të tjera, të cilat do t`i trajtojmë më poshtë në mënyrë të detajuar. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Albanian language and literature incurricula in pre university education in North Macedonia, Kosovo and Albania(Universiteti i Tetovës, Albanologjia, International Journal of Albanology, 2022)DIBRA-ZEQIRI FARKETARrjedhat e zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kanë qenë të lidhura ngushtë me rrethanat historike, shoqërore e mbi të gjitha politike. Me ndryshimet që ndodhën në vend pas vitit 2001, u ndie nevoja për ndryshime në shumë sfera të jetës, e mbi të gjitha në sistemin arsimor. Gjatë kësaj periudhe kurrikula e gjuhës shqipe pati një ripërtërirje të dukshme, duke u pasuruar me programe të reja; me standarde të reja vlerësimi; me standarde përmbajtjeje e arritjeje; dhe me tekste të arsimit bazë për të gjitha ciklet e shkollimit. Edhe përkundër këtyre intervenimeve, praktika shkollore ka dëshmuar, se përgatitja gjuhësore e nxënësve që përfundojnë shkollat e mesme në vendin tonë është mjaft e dobët dhe, si rrjedhojë një ndër faktorët mes shumë të tjerëve që e vështirëson këtë proces është edhe teksti shkollor. Në këtë kumtesë jemi orvatur të analizojmë tekstet e arsimit parauniversitar, që përdoren në Maqedoninë e Veriut. Parë, nga një këndvështrim i përgjithshëm, mund të themi se këta tekste, nuk arrijnë ta ndihmojnë nxënësin drejt përvetësimit të normës standarde. Fillimisht, nëse i kundrojmë tekstet e secilës klasë, na duket se përputhen me objektivat e kurrikulës, por në realitet nuk është ashtu. Në elementet e përmbajtjes së teksteve vërehet mbingarkesë informacioni; më shumë jepen njohuri teorike se sa praktike, ky fakt nuk e ndihmon aq sa duhet nxënësin që ta zotërojë gjuhën nga ana praktike; mungon përshkallëzimi i ushtrimeve nga më e lehta drejt më të vështirës; niveli gjuhësor që përdoret në këta tekste mund të themi se është nivel akademik; mungon një aparatura didaktike në përputhje me kërkesat bashkëkohore për të nxënit aktiv dhe kreativ etj. Në vazhdim të punimit do të japim një pasqyrë krahasuese mes teksteve të të tri shteteve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Nga ky krahasim rezulton, se tekstet që zbatohen në vendin tonë, nuk arrijnë të jenë në nivelin e teksteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekzistojnë dallime mes tyre dhe atë: në Maqedonin e Veriut për secilin vit ekzistonë vetëm një libër bazë, në të cilin janë gërshetuar njohuritë nga pjesa e gjuhës, letërsisë kombëtare dhe botërore, ndërsa në shtetet fqinje ekzisojnë tekste të veçanta për pjesën e gjuhës dhe letërsisë. Vërehen dallime edhe në përmbatjen tematike të programeve, tema mësimore nga gjuha dhe letërsia nuk përputhen plotësisht në të tri shtetet etj. Që të tejkalohen kjo gjendje, do të japim disa propozime: të hartohen tekste mësimore të unifikuara Shqipëri, Kosove e Maqedoni e Veriut, që të kemi një integrim kombëtar. të harmonizohet sasia e orëve për lëndën e gjuhës amtare në të tri shtetet, që niveli i njohjes së gjuhës standarde të jetë i njëjtë. për arsye se në Maqedoninë e Veriut ndihet dukshëm dobësia e njohjes së shqipes standarde propozojmë, që në universitetet e vendit të mësohet të paktën në dy semestre lënda e gjuhë dhe letërsisë shqipe. përpilimi i teksteve të bëhet nga specialistë të gjuhës dhe letërsisë, akademikë, mësues të shkollave të mesme, prindër, dhe të ekzistojë një bashkëpunim mes tyre. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ZHVILLIMI I INTERESIMIT TË NXËNËSVE PËR LEXIMIN E LEKTYRËS SHKOLLORE(INSTITUTI ALB SHKENCA - ANAS Studia humanitatis, 2023)DIBRA-ZEQIRI FARKETA - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, VESHJA POPULLORE E GRUAS SHQIPTARE NË KËRÇOVË(ANAS - Studia humanitatis, 2022)Farketa Dibra Zeqiri&Luljeta Adili - Celiku&Meral Veseli/ - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2021-09-01)DIBRA-ZEQIRI FARKETAGama e veprimtarisë së profesorit Xhevat Gega është tepër e gjerë, dhe në përmasat e një kumtese është pothuajse e pamundur të ndriçohet, të studiohet dhe analizohet ashtu siç e meriton. Në ketë kumtesë modeste vëmendjen do ta përqendrojmë vetëm në një segment të kësaj veprimtarie, do të ndalemi në zbatimin e metodës analitike-sintetike në abetaren e prof. Xhevat Gegës, për funksionet që kreu ky libër si mjet pune për mësimin e gjuhës së shkruar shqipe; për kontributin didaktik që dha në përpunimin e metodave të lexim- shkrimit; për rrugën që hapi dhe përvojën që krijoi në fushën e teksteve tona origjinale shkollore. Metoda analitike-sintetike është metoda bazë, ku mbështetet mësimi i lexim-shkrimit, koncepti mbi këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Profesori Gega në abetaren e tij synon, që në orën e shkrim-leximit të zbatohen forma pune të tilla që të zhvillojnë mendjen e fëmijës dhe që nuk mbështeten në të mësuarit e shkronjave dhe rrokjeve në mënyrë mekanike, por me vetëdije. E gjithë koha që nevojitet për mësimin e abetares, që nga dita e parë e shkollës e deri në mbarimin e shkronjave, profesor Gega e ndan në tri periudha: a) periudha përgatitore (Parabetarja) kjo fazë lidhet me periudhën parapërgatitore për lexim-shkrimin; b) periudha e mësimit të shkronjave (Abetarja) kjo fazë lidhet me mësimin e shprehive themelore të teknikës së lexim-shkrimit; c) Pasabetarja është vazhdim i përforcimit të leximit të kuptueshëm. Gjatë hartimit të abetares është bërë përpjekje për të realizuar praktikisht parimet mbi të cilat mbështetet metoda analitike-sintetike, duke përdorur gjerësisht këto mënyra: a) Shtimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë të dhëna; b) Lexim fjalësh sipas një modeli të dhënë; c) Formim fjalësh të ndryshme nga vetë fëmijët sipas një modeli të dhënë. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2021-09-01)DIBRA-ZEQIRI FARKETAAbstrakt Gama e veprimtarisë së profesorit Xhevat Gega është tepër e gjerë, dhe në përmasat e një kumtese është pothuajse e pamundur të ndriçohet, të studiohet dhe analizohet ashtu siç e meriton. Në ketë kumtesë modeste vëmendjen do ta përqendrojmë vetëm në një segment të kësaj veprimtarie, do të ndalemi në zbatimin e metodës analitike-sintetike në abetaren e prof. Xhevat Gegës, për funksionet që kreu ky libër si mjet pune për mësimin e gjuhës së shkruar shqipe; për kontributin didaktik që dha në përpunimin e metodave të lexim- shkrimit; për rrugën që hapi dhe përvojën që krijoi në fushën e teksteve tona origjinale shkollore. Metoda analitike-sintetike është metoda bazë, ku mbështetet mësimi i lexim-shkrimit, koncepti mbi këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Profesori Gega në abetaren e tij synon, që në orën e shkrim-leximit të zbatohen forma pune të tilla që të zhvillojnë mendjen e fëmijës dhe që nuk mbështeten në të mësuarit e shkronjave dhe rrokjeve në mënyrë mekanike, por me vetëdije. E gjithë koha që nevojitet për mësimin e abetares, që nga dita e parë e shkollës e deri në mbarimin e shkronjave, profesor Gega e ndan në tri periudha: a) periudha përgatitore (Parabetarja) kjo fazë lidhet me periudhën parapërgatitore për lexim-shkrimin; b) periudha e mësimit të shkronjave (Abetarja) kjo fazë lidhet me mësimin e shprehive themelore të teknikës së lexim-shkrimit; c) Pasabetarja është vazhdim i përforcimit të leximit të kuptueshëm. Gjatë hartimit të abetares është bërë përpjekje për të realizuar praktikisht parimet mbi të cilat mbështetet metoda analitike-sintetike, duke përdorur gjerësisht këto mënyra: a) Shtimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë të dhëna; b) Lexim fjalësh sipas një modeli të dhënë; c) Formim fjalësh të ndryshme nga vetë fëmijët sipas një modeli të dhënë.
