"Blaze Koneski" Faculty of Philology
Permanent URI for this communityhttps://repository.ukim.mk/handle/20.500.12188/1
Browse
17 results
Search Results
- Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, APARATURA DIDAKTIKE NË TEKSTET SHKOLLORE TË PROF. REMZI NESIMIT(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2019-03-21)DIBRA-ZEQIRI FARKETATë flasësh për emra të mëdhenj nuk është e lehtë, fjalët gjithmonë janë të pakta, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me një personalitet të shquar dhe të gjithanshëm siç ishte prof. Remzi Nesimi. Objekt studimi në këtë trajtesë modeste do të kemi aparaturën didaktike në tekstet shkollore të hartuara nga profesor Remzi Nesimi. Mësimi i gramatikës së gjuhës shqipe në Maqedoni fillon me emrin e Remzi Nesimit, ai është gjuhëtar, por edhe një shkencëtar, i cili filloi që nga zeroja duke mos pasur një model pararendës për hartimin e gramatikave të tij. Ky seriozitet i personalitetit dhe punës së tij bën që ai me plot kuptimin e fjalës të konsiderohet themeluesi apo nismëtari i parë në Maqedoni që hartoi gramatikat e para për të tri ciklet e shkollimit. Një aspekt tjetër që do ta trajtojmë në këtë kumtesë është edhe çështja e terminologjisë gjuhësore. Profesor Nesimit në standardizimin e terminologjisë gjuhësore ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, sepse në një kohë kur tradita e hartimit të teksteve letrare në gjuhën shqipe në Maqedoni ishte e paktë, ai arriti të hartoj tekste të unifikuara që kanë pasur mundësi t'i kuptojnë dhe përdorin si nxënësit e Maqedonisë, ashtu edhe të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo dëshmon se ai e ka njohur traditë e shkrimit shqip. Një çështje tjetër që nuk kalon pa u vërejtur në aparaturën didaktike të gramatikave të prof. Nesimit është mënyra e mësimit të gjuhës përmes shembujve të letërsisë artistike. Ndërthurja e këtyre njohurive me tekstet eseistike dhe ndërtimi i pyetjeve dhe ushtrimeve synojnë aftësimin praktik të nxënësve për të konkretizuar në shkrimet e tyre njohuritë gjuhësore. Gramatikat e prof. Nesimit janë hartuar në atë mënyrë që njohuritë gjuhësore të merren nëpërmjet veprimtarive praktike, zbatimit konkret të tyre në tekstet letrare. Në përzgjedhjen e fragmenteve të teksteve, profesor Nesimi duke respektuar kriteret e programit ka zgjedhur krijime vërtet të arritura si nga ana artistike, ashtu edhe nga ajo ideore. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, LEXIMI- NJË MISION I RËNDËSHËM I BOTËS BASHKËKOHORE(INSTITUTI ALB SHKENCA - ANAS Studia humanitatis, 2018)DIBRA-ZEQIRI FARKETANë këtë kumtesë si qëllim i kemi vënë vetes të dëshmojmë interesimin e nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni lidhur me leximin si një mision i rëndësishëm, i cili ndikon në ngritjen dhe zhvillimin e personalitetit të çdo individ. Synimin tonë e realizuam përmes një hulumtimi praktik. Kampioni i përfshirë në anketim përbëhet nga 1.485 nxënës të shkollave dhe qyteteve të ndryshme të Maqedonisë. Pyetësori ka për qëllim të identifikojë mbarëvajtjen e orës së lektyrës, meqenëse brenda kësaj ore shihet më qartë se kudo tjetër niveli se sa kanë lexuar nxënësit, sa janë të motivuar të lexojnë, gjithashtu nxirren në pah edhe faktorët që ndikojnë në largimin e nxënësit nga leximi i veprave të caktuara. Në bazë të rezultateve konstatuam se ne i përkasim një popullsie, e cila lexon shumë pak dhe jo vazhdimisht, por vetëm në rast nevoje, madje edhe atëherë nuk përmbushen zbrazëtirat e parapara. Kjo gjendje është rrjedhojë e disa faktorëve, ndër të tjera veçuam se: titujt e veprave janë jo në hap me kohën duhen ndryshuar; duhet të mbahet llogari për sasinë e veprave voluminoze; në të shumtën e rasteve mungon motivimi nga ana e mësimdhënësve, prindërve etj. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, LEKTYRA SHKOLLORE DHE FUNKSIONI I SAJ(Universiteti i Tetovës, Albanologjia, International Journal of Albanology, 2019)DIBRA-ZEQIRI FARKETAAbstrakt Në terminologjinë tonë pedagogjike termi lektyrë përdoret me një domethënie specifike, që vërtetohet edhe me përdorimin e emërtimeve të shumta si: lektyrë letrare, lektyrë shkollore, lektyrë shtëpiake, lektyrë e detyrueshme, lektyrë e zgjedhur etj. Me përdorimin e këtyre emërtimeve synohet të bëhet kufizimi dhe distancimi nga veprat e tjera letrare që i lexojnë nxënësit, por të cilat nuk janë të parapara si lektyra shkollore/shtëpiake. Lektyra zë një vend të rëndësishëm në programin mësimor të lëndës së gjuhës amtare, detyrat dhe funksionet që dalin drejtpërsëdrejti nga leximi i saj janë të shumta, por mbi të gjitha ajo synon: ta nxisë nxënësin të punojë në mënyrë të pavarur me librin; të mundet nxënësi në mënyrë të pavarur të sjellë gjykime mbi vlerën ideoartistike të veprës letrare; ta zgjerojë kreativitetin dhe imagjinatën; ta pasurojë fjalorin; të ngjallë dashuri ndaj gjuhës dhe letërsisë; ta përmirësojë kulturën e të shprehurit me gojë dhe me shkrim etj. Paralelisht me këtë duhet theksuar se një ndër rolet dhe funksionet që arrihet të realizohet gjatë leximit dhe interpretimit të saj është ai edukativo-arsimor. Ora e lektyrës duhet t’i udhëzojë dhe aftësojë me sukses nxënësit që të mund të lexojnë, kuptojnë, përjetojnë, ta gjejnë veten në botën që ndeshin në veprat që lexojnë dhe pozitivisht ta formojnë personalitetin e tyre të ri. Gjykojmë, se lektyra duhet kuptuar dhe përdorur si përmbajtje, mënyrë, mjet, formë, aktivitet dhe kusht për ngritjen e kulturës së leximit te nxënësit në kushte dhe rrethana konkrete pedagogjike në shkollë dhe qëllimisht të vazhduara në kushte dhe rrethana familjare/shtëpi. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2019)DIBRA-ZEQIRI FARKETA - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Albanian language and literature incurricula in pre university education in North Macedonia, Kosovo and Albania(Universiteti i Tetovës, Albanologjia, International Journal of Albanology, 2022)DIBRA-ZEQIRI FARKETARrjedhat e zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kanë qenë të lidhura ngushtë me rrethanat historike, shoqërore e mbi të gjitha politike. Me ndryshimet që ndodhën në vend pas vitit 2001, u ndie nevoja për ndryshime në shumë sfera të jetës, e mbi të gjitha në sistemin arsimor. Gjatë kësaj periudhe kurrikula e gjuhës shqipe pati një ripërtërirje të dukshme, duke u pasuruar me programe të reja; me standarde të reja vlerësimi; me standarde përmbajtjeje e arritjeje; dhe me tekste të arsimit bazë për të gjitha ciklet e shkollimit. Edhe përkundër këtyre intervenimeve, praktika shkollore ka dëshmuar, se përgatitja gjuhësore e nxënësve që përfundojnë shkollat e mesme në vendin tonë është mjaft e dobët dhe, si rrjedhojë një ndër faktorët mes shumë të tjerëve që e vështirëson këtë proces është edhe teksti shkollor. Në këtë kumtesë jemi orvatur të analizojmë tekstet e arsimit parauniversitar, që përdoren në Maqedoninë e Veriut. Parë, nga një këndvështrim i përgjithshëm, mund të themi se këta tekste, nuk arrijnë ta ndihmojnë nxënësin drejt përvetësimit të normës standarde. Fillimisht, nëse i kundrojmë tekstet e secilës klasë, na duket se përputhen me objektivat e kurrikulës, por në realitet nuk është ashtu. Në elementet e përmbajtjes së teksteve vërehet mbingarkesë informacioni; më shumë jepen njohuri teorike se sa praktike, ky fakt nuk e ndihmon aq sa duhet nxënësin që ta zotërojë gjuhën nga ana praktike; mungon përshkallëzimi i ushtrimeve nga më e lehta drejt më të vështirës; niveli gjuhësor që përdoret në këta tekste mund të themi se është nivel akademik; mungon një aparatura didaktike në përputhje me kërkesat bashkëkohore për të nxënit aktiv dhe kreativ etj. Në vazhdim të punimit do të japim një pasqyrë krahasuese mes teksteve të të tri shteteve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Nga ky krahasim rezulton, se tekstet që zbatohen në vendin tonë, nuk arrijnë të jenë në nivelin e teksteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekzistojnë dallime mes tyre dhe atë: në Maqedonin e Veriut për secilin vit ekzistonë vetëm një libër bazë, në të cilin janë gërshetuar njohuritë nga pjesa e gjuhës, letërsisë kombëtare dhe botërore, ndërsa në shtetet fqinje ekzisojnë tekste të veçanta për pjesën e gjuhës dhe letërsisë. Vërehen dallime edhe në përmbatjen tematike të programeve, tema mësimore nga gjuha dhe letërsia nuk përputhen plotësisht në të tri shtetet etj. Që të tejkalohen kjo gjendje, do të japim disa propozime: të hartohen tekste mësimore të unifikuara Shqipëri, Kosove e Maqedoni e Veriut, që të kemi një integrim kombëtar. të harmonizohet sasia e orëve për lëndën e gjuhës amtare në të tri shtetet, që niveli i njohjes së gjuhës standarde të jetë i njëjtë. për arsye se në Maqedoninë e Veriut ndihet dukshëm dobësia e njohjes së shqipes standarde propozojmë, që në universitetet e vendit të mësohet të paktën në dy semestre lënda e gjuhë dhe letërsisë shqipe. përpilimi i teksteve të bëhet nga specialistë të gjuhës dhe letërsisë, akademikë, mësues të shkollave të mesme, prindër, dhe të ekzistojë një bashkëpunim mes tyre. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ZHVILLIMI I INTERESIMIT TË NXËNËSVE PËR LEXIMIN E LEKTYRËS SHKOLLORE(INSTITUTI ALB SHKENCA - ANAS Studia humanitatis, 2023)DIBRA-ZEQIRI FARKETA - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ROLI I LEKTYRËS SHKOLLORE NË PËRVETËSIMIN E GJUHËS STANDARDE(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2020-09-24)DIBRA-ZEQIRI FARKETA/ - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Читањето лектира кај учениците - задоволство или оптоварување(Universiteti "Shen Kirili e Metodi"- Shkup, Fakulteti i Filologjise "Bllazhe Koneski" - Shkup, 2019)DIBRA-ZEQIRI FARKETA/ - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS(INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP, 2021-09-01)DIBRA-ZEQIRI FARKETAGama e veprimtarisë së profesorit Xhevat Gega është tepër e gjerë, dhe në përmasat e një kumtese është pothuajse e pamundur të ndriçohet, të studiohet dhe analizohet ashtu siç e meriton. Në ketë kumtesë modeste vëmendjen do ta përqendrojmë vetëm në një segment të kësaj veprimtarie, do të ndalemi në zbatimin e metodës analitike-sintetike në abetaren e prof. Xhevat Gegës, për funksionet që kreu ky libër si mjet pune për mësimin e gjuhës së shkruar shqipe; për kontributin didaktik që dha në përpunimin e metodave të lexim- shkrimit; për rrugën që hapi dhe përvojën që krijoi në fushën e teksteve tona origjinale shkollore. Metoda analitike-sintetike është metoda bazë, ku mbështetet mësimi i lexim-shkrimit, koncepti mbi këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Profesori Gega në abetaren e tij synon, që në orën e shkrim-leximit të zbatohen forma pune të tilla që të zhvillojnë mendjen e fëmijës dhe që nuk mbështeten në të mësuarit e shkronjave dhe rrokjeve në mënyrë mekanike, por me vetëdije. E gjithë koha që nevojitet për mësimin e abetares, që nga dita e parë e shkollës e deri në mbarimin e shkronjave, profesor Gega e ndan në tri periudha: a) periudha përgatitore (Parabetarja) kjo fazë lidhet me periudhën parapërgatitore për lexim-shkrimin; b) periudha e mësimit të shkronjave (Abetarja) kjo fazë lidhet me mësimin e shprehive themelore të teknikës së lexim-shkrimit; c) Pasabetarja është vazhdim i përforcimit të leximit të kuptueshëm. Gjatë hartimit të abetares është bërë përpjekje për të realizuar praktikisht parimet mbi të cilat mbështetet metoda analitike-sintetike, duke përdorur gjerësisht këto mënyra: a) Shtimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë të dhëna; b) Lexim fjalësh sipas një modeli të dhënë; c) Formim fjalësh të ndryshme nga vetë fëmijët sipas një modeli të dhënë.
