Ве молиме користете го овој идентификатор да го цитирате или поврзете овој запис: http://hdl.handle.net/20.500.12188/27463
Наслов: Fjalëformimi në poezinë e Nolit
Authors: Adili-Çeliku, Luljeta
Keywords: : poezi, Noli, fjalëformim, ‘’Albumi’’, analizë, fjalë të huaja.
Issue Date: јун-2019
Publisher: SEEU, Tetovë
Source: MLA
Abstract: Abstrakt: Poezia e Nolit ka qenë dhe mbetet një element patriotik shumë motivues për shumë gjenerata. Poezitë e veprës së tij ``Albumi`` u bënë himne, u kënduan dhe u kompozuan; temat dhe motivet e këtyre poezive mund të themi se në çdo periudhë kohore bëhen edhe më aktuale. Noli i këndoi dhimbshëm, rrënqethshëm, vajtueshëm dhe mjerueshëm aktualitetit kur jetoi. Por, në këtë punim nuk do të ndalemi në shpirtin e poezisë së Nolit. Ajo që na intereson është formësimi gjuhësor i fjalëve që ka përdorur për shprehjen e këtyre ndjenjave dhe emocioneve. Pra, çfarë lloje fjalësh, çfarë kategorish gramatikore ka përdorur në thurjen e këtyre vargjeve, konkretisht, do të shohim formimin e fjalëve jo të parme. Punimi është ndarë në bazë të asaj se me çfarë janë krijuar fjalët jo të parme, pra, do t`i ndajmë në fjalë të prejardhura me parashtesim dhe në fjalë të prejardhura me prapashtesim. Në pjesën e dytë kemi fjalët e përbëra. Gjithashtu, në këtë punim në një pjesë më vete do të trajtohen fjalët me prejardhje të huaj që janë përdorur në poezitë e Nolit. Duke e pasur parasysh kohën kur janë shkruar këto poezi, kohë kjo që në gjuhën shqipe kishin ardhur fjalë të huaja nëpërmjet rrugëve të ndryshme, është më se e pritshme që shkrimtarët t`i përdornin këto fjalë. Përdorimi i tyre ishte qoftë për arsye stilistike apo për të paraqitur në mënyrë reale temën për të cilën shkruante.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/27463
Appears in Collections:Faculty of Philology: Conference papers

Прикажи целосна запис

Page view(s)

23
checked on 13.5.2024

Google ScholarTM

Проверете


Записите во DSpace се заштитени со авторски права, со сите права задржани, освен ако не е поинаку наведено.