Repository logo
Communities & Collections
Research Outputs
Fundings & Projects
People
Statistics
User Manual
Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. "Blaze Koneski" Faculty of Philology
  3. Faculty of Philology: Conference papers
  4. Fjalëformimi në poezinë e Nolit
Details

Fjalëformimi në poezinë e Nolit

Date Issued
2019-06
Author(s)
Adili-Çeliku, Luljeta
Abstract
Abstrakt: Poezia e Nolit ka qenë dhe mbetet një element patriotik shumë motivues për shumë gjenerata. Poezitë e veprës së tij ``Albumi`` u bënë himne, u kënduan dhe u kompozuan; temat dhe motivet e këtyre poezive mund të themi se në çdo periudhë kohore bëhen edhe më aktuale. Noli i këndoi dhimbshëm, rrënqethshëm, vajtueshëm dhe mjerueshëm aktualitetit kur jetoi.
Por, në këtë punim nuk do të ndalemi në shpirtin e poezisë së Nolit. Ajo që na intereson është formësimi gjuhësor i fjalëve që ka përdorur për shprehjen e këtyre ndjenjave dhe emocioneve. Pra, çfarë lloje fjalësh, çfarë kategorish gramatikore ka përdorur në thurjen e këtyre vargjeve, konkretisht, do të shohim formimin e fjalëve jo të parme.
Punimi është ndarë në bazë të asaj se me çfarë janë krijuar fjalët jo të parme, pra, do t`i ndajmë në fjalë të prejardhura me parashtesim dhe në fjalë të prejardhura me prapashtesim. Në pjesën e dytë kemi fjalët e përbëra. Gjithashtu, në këtë punim në një pjesë më vete do të trajtohen fjalët me prejardhje të huaj që janë përdorur në poezitë e Nolit. Duke e pasur parasysh kohën kur janë shkruar këto poezi, kohë kjo që në gjuhën shqipe kishin ardhur fjalë të huaja nëpërmjet rrugëve të ndryshme, është më se e pritshme që shkrimtarët t`i përdornin këto fjalë. Përdorimi i tyre ishte qoftë për arsye stilistike apo për të paraqitur në mënyrë reale temën për të cilën shkruante.
Subjects

: poezi, Noli, fjalëf...

⠀

Built with DSpace-CRIS software - Extension maintained and optimized by 4Science

  • Accessibility settings
  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback
Repository logo COAR Notify