REPLANTIMI I GJYMTYRËS SË POSHTME TË AMPUTUAR NË AKSIDENT KOMUNIKACIONI – RAPORTIM RASTI
Journal
MEDICUS
Date Issued
2019-12
Author(s)
Jordan Savevski
Abstract
HYRJE: Replantimi i gjymtyrëve të amputuara është i mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse. Kjo
gjë kërkon ndërhyrje të shpejtë, reanimim dhe punë ekipore të koordinuar në mes të degëve të ndryshme të
kirurgjisë. Amputimet e gjymtyrëve zakonisht ndodhin në aksidente të rënda komunikacioni ose nga lëndimet e
rënda në vendet e punës.
RAPORTIM RASTI: Pacienti mashkull, 32 vjeçar, u soll në Qendrën urgjente kirurgjikale dhe u operua pas
reanimimit, për shkak të amputimit të gjymtyrës së poshtme të djathtë në një aksident me veturë. Ndërhyrja
kirurgjikale u krye nga një ekip i përzier kirurgësh i përbërë nga kirurgë vaskular, traumatolog dhe kirurgë
plastik. Së pari u realizua anastomoza e venës dhe arteries femorale, e pasuar nga fiksimi i kockës, neurorafia e
nervit tibial dhe peroneal dhe sutura e muskulaturës. Gjymtyra e amputuar pas replantimit ishte për rreth 5 cm
më e shkurtër se ajo e padëmtuar. Pacienti tani ec me ndihmën e shkopit dhe nget veturën e tij.
DISKUTIM: Replantimi i gjymtyrëve përbën ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar që kërkon kirurgë të përgatitur e
me përvojë, punë ekipore dhe pajisje operatore të sofistikuara. Në Maqedoni deri tani nuk është raportuar ndonjë
rast tjetër i replantimit të gjymtyrës së poshtme. Në një replantim të suksesshëm rezultati përfundimtar duhet të
jetë më i mirë se përdorimi i protezës. Sidoqoftë në këtë zgjedhje fjalën e fundit duhet ta ketë vet pacienti.
FJALËT KYÇE: replantim, gjymtyrë e poshtme, punë ekipore, urgjencë.

File(s)![Thumbnail Image]()
Loading...
Name
medicus-dhjetor-2019.pdf
Size
2.32 MB
Format
Adobe PDF
Checksum
(MD5):65b61f953bdadd21f7c35bbe774f4d1c