PËRDORIMI I OMENTUMIT PËR MBULIMIN E PLAGËS ME VASKULARIZIM TË DËMTUAR NGA RREZATIMI I HEMITORAKSIT TË MAJTË - RAPORTIM RASTI
Journal
MEDICUS
Date Issued
2020-08
Author(s)
Dosevska, Natasha
Bexheti, Ermira
Abstract
HYRJE: Megjithë lokalizimin brenda kavitetit të barkut, omentumi i madh përbën një strukturë që mund të
përdoret për rekonstruksionin e pjesëve tjera të trupit, në radhë të parë murit të krahërorit. Ai mund të përdoret
si lembo e pedunkular apo si lembo e lirë. Në literaturën në Maqedoni nuk ka të dhëna për raste të tjera të
përdorimit të omentumit për mbulimin e plagëve të ndryshme.
RAPORTIM RASTI: Pacientja 63 vjeçare u operua në klinikën tonë për shkak të një formacion ulcerativonekrotik
te gjirit të majtë, 25 vite pas operacionit për heqjen e karcinomës së gjirit të majtë shoqëruar me radioterapi
postoperative. Biopsitë e bërë përjashtojnë recidivën e kancerit. Pasi herën e parë dështon mbulimi i plagës me
lembo kutane, e cila nekrotizoi në pjesën e sipërme, në operacionin e dytë bëhet mbulimi me lembo të pedunkuluar
të omentumit të madh. Omentumi u transpozua në toraks përmes një tuneli të vogël në murin e barkut dhe për
mbulimin e tij u përdor transplant kutan me trashësi të pjesëshme. Shërimi kaloi pa probleme.
DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI: Mbulimi i plagëve të murit të krahërorit mund të bëhet në shumë mënyra.
Omentumi i madh është një nga opsionet që duhet të merren në konsideratë për mbulimin e plagëve të kafazit
të kraharorit, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për inde me vaskularizim të dëmtuar dhe fibrozë të shprehur, ku
mundësia e përdorimit të indeve lokale apo atyre fqinje është e kufizuar.
FJALËT KYÇE: omentumi, lembo, krahërori, mbulim plage.

File(s)![Thumbnail Image]()
Loading...
Name
Medicus August 2020.pdf
Size
2.23 MB
Format
Adobe PDF
Checksum
(MD5):734a1b9bddfe9ce8b968dc61bc326b70