Repository logo
Communities & Collections
Research Outputs
Fundings & Projects
People
Statistics
User Manual
Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. "Blaze Koneski" Faculty of Philology
  3. Faculty of Philology: Conference papers
  4. ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS
Details

ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS

Date Issued
2021-09-01
Author(s)
DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Abstract
Abstrakt

Gama e veprimtarisë së profesorit Xhevat Gega është tepër e gjerë, dhe në përmasat e një kumtese është pothuajse e pamundur të ndriçohet, të studiohet dhe analizohet ashtu siç e meriton. Në ketë kumtesë modeste vëmendjen do ta përqendrojmë vetëm në një segment të kësaj veprimtarie, do të ndalemi në zbatimin e metodës analitike-sintetike në abetaren e prof. Xhevat Gegës, për funksionet që kreu ky libër si mjet pune për mësimin e gjuhës së shkruar shqipe; për kontributin didaktik që dha në përpunimin e metodave të lexim- shkrimit; për rrugën që hapi dhe përvojën që krijoi në fushën e teksteve tona origjinale shkollore.
Metoda analitike-sintetike është metoda bazë, ku mbështetet mësimi i lexim-shkrimit, koncepti mbi këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Profesori Gega në abetaren e tij synon, që në orën e shkrim-leximit të zbatohen forma pune të tilla që të zhvillojnë mendjen e fëmijës dhe që nuk mbështeten në të mësuarit e shkronjave dhe rrokjeve në mënyrë mekanike, por me vetëdije.
E gjithë koha që nevojitet për mësimin e abetares, që nga dita e parë e shkollës e deri në mbarimin e shkronjave, profesor Gega e ndan në tri periudha: a) periudha përgatitore (Parabetarja) kjo fazë lidhet me periudhën parapërgatitore për lexim-shkrimin; b) periudha e mësimit të shkronjave (Abetarja) kjo fazë lidhet me mësimin e shprehive themelore të teknikës së lexim-shkrimit; c) Pasabetarja është vazhdim i përforcimit të leximit të kuptueshëm.
Gjatë hartimit të abetares është bërë përpjekje për të realizuar praktikisht parimet mbi të cilat mbështetet metoda analitike-sintetike, duke përdorur gjerësisht këto mënyra: a) Shtimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë të dhëna; b) Lexim fjalësh sipas një modeli të dhënë; c) Formim fjalësh të ndryshme nga vetë fëmijët sipas një modeli të dhënë.
Subjects

Fjalët çelës: abetare...

File(s)
Loading...
Thumbnail Image
Name

ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS.pdf

Size

219.39 KB

Format

Adobe PDF

Checksum

(MD5):e1e823cacf6ec1d6612cfca1d53d3c92

⠀

Built with DSpace-CRIS software - Extension maintained and optimized by 4Science

  • Accessibility settings
  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback
Repository logo COAR Notify