Si iu duk Shqipëria Konicës pas kthimit të tij, parë nëpërmjet vepërës ,,Shqipëria si m`u duk,,
Date Issued
2019-05
Author(s)
Adili-Çeliku, Luljeta
Abstract
Abstrakt: Disa popuj janë të destinuar që fatet e tyre politke të mos i kenë plotësisht në
duart e tyre dhe shpeshherë janë pre e politikave të ndryrshme të diktuara nga shtypësit e tyre.
Një fat i tillë çdoherë e ka ndjekur popullin shqiptar. Po të kthehemi në retrospektivë do të
shohim se sa histori të dhimbshme dhe tragjike ka pasur ky vend dhe ky popull. Mirëpo, fati në
fatkeqësi i Shqipërisë dhe shqiptarëve ka qenë ajo se çdoherë ka pasur njerëz të cilët i kanë dalë
zot vendit të tyre duke i demantuar propagandat antishqiptare që përhapnin fqinjët e tyre bashkë
me aleatët. I tillë ishte dhe do të mbetet Faik Konica, i cili një jetë të tërë punoi për vendin e vet.
U bë zëri kumbues i vendit që dergjej në dhimbje të mëdha që ia kishin shkaktuar sundues të
ndryshëm.
Në këtë punim jemi munduar ta paraqesim Konicën dhe gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe
shumë reale nëpërmjet veprës së tij me ese ,, Shqipëria si m`u duk ,, pas marrjes së detyrës si tij
si ministër i Punëve të Jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si diplomat në kohën e
mbretit Zog. Figura e Konicës ishte dhe do të mbetet një nga figurat më komplekse të letrave
shqipe. ,,I pajisur me një mendje sa briliante, aq edhe të mbrapshtë, qe s`e kishte për gjë sot të
shfaqte dhembshuri e nesër të tallej mizorisht me vendin e vet, aristrokrat tipik i artit, që në
sallonet letrare të Londrës e Parisit e ndiente veten si në shtëpinë e vet,,. 1

Subjects