Repository logo
Communities & Collections
Research Outputs
Fundings & Projects
People
Statistics
User Manual
Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. "Blaze Koneski" Faculty of Philology
  3. Faculty of Philology: Journal Articles
  4. MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS
Details

MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS

Journal
Albanology studies 19
Date Issued
2019
Author(s)
DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Abstract
ABSTRAKT
Ky punim synon të paraqes një pasqyrë rreth mësimdhënies dhe të nxënit të gjuhës shqipe në një vështrim bashkëkohor, ku nxënësi brenda këtij procesi shihet si faktorë i rëndësishëm, i cili duhet t'i zhvillojë ata komponentë komunikues siç janë: të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit, që dallohen për synime dhe objektiva të caktuara. Mendojmë, se në sistemin tonë arsimor ende nuk po i jepet rëndësi aq sa duhet didaktikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe. Shikuar nga e kaluara, por edhe sot, gjithmonë i është dhënë rëndësi parësore përgatitjes së mësuesit, që ai të jetë i aftë ta zotëron lëndën që do ta ligjëron dhe të përcjellë te nxënësit atë material përkatëse për nivelin e tyre. Kjo gjendje bën që nxënësi të ngelet në harresë dhe mos t’i kushtohet rëndësi aq sa duhet të nxënit prej tij. Si rezultat i kësaj pakujdesie, shumë nxënës ndeshen me vështirësi të dukshme, nuk janë në gjendje për të vëzhguar, vlerësuar, analizuar, interpretuar dukuri, ngjarje e fakte në gjuhën e terminologjisë së lëndëve përkatëse. Nisur nga ky fakt, mendojmë se ka ardhur koha ta parandalojmë këtë gjendje, pra të ndryshohen rolet e mësimdhënies, të investohet te nxënësi, që ai të jetë faktor kryesor brenda procesit mësimor. Në këtë mënyrë, ai do të jetë në gjendje ta kuptojë përgjegjshmërinë e tij gjatë procesit të të nxënit, pra të nxitet për të vepruar, për t’u përfshirë në diskutime dhe debate të ndryshme mësimore, për të vlerësuar dhe bashkëvepruar për të nxënë.
Nëse i hedhim një vështrim zhvillimit historik të mësimit, si proces më i organizuar i veprimtarisë edukativo- arsimore, do të konstatojmë, se mësimi në etapa të caktuara historike dhe shoqërore ka kaluar faza të ndryshme të zhvillimit sa i përket aspektit organizues. Një mësimdhënës efektiv e ka suksesin e garantuar para se të fillojë procesi mësimor, ngase ai, di të organizojë dhe planifikojë orën mësimore, duke vënë në zbatim metoda dhe strategji të avancuara, që korrespondojnë me nivelin e njohurive paraprake gjuhësore të nxënësve. Në këtë vazhdë, do të përpiqemi të japim një pasqyrë rreth organizimit të mësimit tradicional dhe atij bashkëkohor, më konkretisht do të krahasojmë epërsitë e metodës bashkëkohore (me në qendër nxënësin), në kontekstin e një krahasimi me metodën tradicionale (me në qendër mësuesin). Për të ardhur në përfundim se cila prej këtyre metodave është më efikase për mësimin e gjuhës, një mësimdhënie tradicionale apo bashkëkohore; cila nga metodat nxit proceset e larta të të menduarit; cila prej tyre i ndihmon nxënësit ta përvetësojnë më mirë një informacion të caktuar, dhe të bëhen kërkues të pavarur të informacionit?
Subjects

mësues, nxënës, nxëni...

File(s)
Loading...
Thumbnail Image
Name

MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS .pdf

Size

278.06 KB

Format

Adobe PDF

Checksum

(MD5):a97388a867e35497d6528d2691b4b4df

⠀

Built with DSpace-CRIS software - Extension maintained and optimized by 4Science

  • Accessibility settings
  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback
Repository logo COAR Notify