Faculty of Medicine
Permanent URI for this communityhttps://repository.ukim.mk/handle/20.500.12188/14
Browse
2 results
Search Results
- Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, PËRDORIMI I OMENTUMIT PËR MBULIMIN E PLAGËS ME VASKULARIZIM TË DËMTUAR NGA RREZATIMI I HEMITORAKSIT TË MAJTË - RAPORTIM RASTI(SHMSHM, 2020-08); ; ;Dosevska, NatashaBexheti, ErmiraHYRJE: Megjithë lokalizimin brenda kavitetit të barkut, omentumi i madh përbën një strukturë që mund të përdoret për rekonstruksionin e pjesëve tjera të trupit, në radhë të parë murit të krahërorit. Ai mund të përdoret si lembo e pedunkular apo si lembo e lirë. Në literaturën në Maqedoni nuk ka të dhëna për raste të tjera të përdorimit të omentumit për mbulimin e plagëve të ndryshme. RAPORTIM RASTI: Pacientja 63 vjeçare u operua në klinikën tonë për shkak të një formacion ulcerativonekrotik te gjirit të majtë, 25 vite pas operacionit për heqjen e karcinomës së gjirit të majtë shoqëruar me radioterapi postoperative. Biopsitë e bërë përjashtojnë recidivën e kancerit. Pasi herën e parë dështon mbulimi i plagës me lembo kutane, e cila nekrotizoi në pjesën e sipërme, në operacionin e dytë bëhet mbulimi me lembo të pedunkuluar të omentumit të madh. Omentumi u transpozua në toraks përmes një tuneli të vogël në murin e barkut dhe për mbulimin e tij u përdor transplant kutan me trashësi të pjesëshme. Shërimi kaloi pa probleme. DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI: Mbulimi i plagëve të murit të krahërorit mund të bëhet në shumë mënyra. Omentumi i madh është një nga opsionet që duhet të merren në konsideratë për mbulimin e plagëve të kafazit të kraharorit, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për inde me vaskularizim të dëmtuar dhe fibrozë të shprehur, ku mundësia e përdorimit të indeve lokale apo atyre fqinje është e kufizuar. FJALËT KYÇE: omentumi, lembo, krahërori, mbulim plage. - Some of the metrics are blocked by yourconsent settings
Item type:Publication, Sindroma inflamatore multisistemike te femijet e asocuar me SARS-Covid 2 – karakteristikat klinike dhe trajtimi.(Medicus 2021, Vol. 26 (3): 330-338., 2021-12) ;A. Hasani; ; Hyrje: Sindroma multisistemike inflamatore tek femijet (MIS-c) eshte gjendje e rralle por serioze e cila lidhet me infekcionin SARS-COVID-2. Qellimi i ketij punimi eshte publikimi i pervojes tone me femije me MIS. Pershkrimi i simptomeve klinike, analizave laboratorike, mikrobiologjike dhe trajtimit do te sherbej ne rritjen e njohurive per kete syndrome te re tek femijet. Rezultatet: Jane pershkruar simptomet, shenjat klinike, analizat laboratorike dhe mikrobiologjike ne 18 femije te hospitalizuar ne repartin e Imunologjise ne periudhen dhjetor 2020-shtaror 2021. Te gjithe femijet jane pranuar ne repart me vlera te larte te parametrave inflamator, me temperature te larte minimum 3 dite para pranimit si dhe analiza serologjike pozitive per SARS-COVID2 infekcion. Ne asnje femije nuk eshte izoluar patogjen mikrobiologjik si shkaktar i mundshem etiologjik. Simptomet me te shpeshta ishin ato te traktit gastrointestinal ne 88.8% te femijeve. Ndryshimet ne lekure, edeme dhe hipotensioni ishin te pranishem ne 61.1% te rasteve. 4 femije (22.2%) ishin me simptome e shenja te apendicitit akut, tre prej te cileve jane operuar, nje eshte trajtuar ne menyre konzervative. 3 femije ishin me miokardit/perikardit dhe me pankreatit akut. Vetem nje femije (5.5%) ishte me shenja te insuficiences akute renale. Perfundimi: Femijet me MIS mund te kerkojne trajtim intenziv pediatric dhe qasje multidiciplinare ne trajtim.Njohja dhe identifikimi I hershem I kesaj gjendje si dhe udhezimi ne kohe per trajtim specialistik eshte me rendesi te veqante.
