Faculty of Medicine

Permanent URI for this communityhttps://repository.ukim.mk/handle/20.500.12188/14

Browse

Search Results

Now showing 1 - 1 of 1
  • Some of the metrics are blocked by your 
    Item type:Publication,
    PËRDORIMI I OMENTUMIT PËR MBULIMIN E PLAGËS ME VASKULARIZIM TË DËMTUAR NGA RREZATIMI I HEMITORAKSIT TË MAJTË - RAPORTIM RASTI
    (SHMSHM, 2020-08)
    ;
    ;
    Dosevska, Natasha
    ;
    Bexheti, Ermira
    HYRJE: Megjithë lokalizimin brenda kavitetit të barkut, omentumi i madh përbën një strukturë që mund të përdoret për rekonstruksionin e pjesëve tjera të trupit, në radhë të parë murit të krahërorit. Ai mund të përdoret si lembo e pedunkular apo si lembo e lirë. Në literaturën në Maqedoni nuk ka të dhëna për raste të tjera të përdorimit të omentumit për mbulimin e plagëve të ndryshme. RAPORTIM RASTI: Pacientja 63 vjeçare u operua në klinikën tonë për shkak të një formacion ulcerativonekrotik te gjirit të majtë, 25 vite pas operacionit për heqjen e karcinomës së gjirit të majtë shoqëruar me radioterapi postoperative. Biopsitë e bërë përjashtojnë recidivën e kancerit. Pasi herën e parë dështon mbulimi i plagës me lembo kutane, e cila nekrotizoi në pjesën e sipërme, në operacionin e dytë bëhet mbulimi me lembo të pedunkuluar të omentumit të madh. Omentumi u transpozua në toraks përmes një tuneli të vogël në murin e barkut dhe për mbulimin e tij u përdor transplant kutan me trashësi të pjesëshme. Shërimi kaloi pa probleme. DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI: Mbulimi i plagëve të murit të krahërorit mund të bëhet në shumë mënyra. Omentumi i madh është një nga opsionet që duhet të merren në konsideratë për mbulimin e plagëve të kafazit të kraharorit, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për inde me vaskularizim të dëmtuar dhe fibrozë të shprehur, ku mundësia e përdorimit të indeve lokale apo atyre fqinje është e kufizuar. FJALËT KYÇE: omentumi, lembo, krahërori, mbulim plage.