Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26602
Title: APARATURA DIDAKTIKE NË TEKSTET SHKOLLORE TË PROF. REMZI NESIMIT
Other Titles: /
Authors: DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Keywords: gjuhë, tekste shkollore, gramatikë, aparaturë didaktike, nxënës.
Issue Date: 21-Mar-2019
Publisher: INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP
Project: /
Journal: SCUPI, Vëllimi 24,
Series/Report no.: SCUPI - VELLIMI 24;155-164
Conference: KONTRIBULI I PROF. REMZI NESIMIT PER GJUHEN SHQIPE DHE GJUHESINE SHQIPTARE
Abstract: Të flasësh për emra të mëdhenj nuk është e lehtë, fjalët gjithmonë janë të pakta, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me një personalitet të shquar dhe të gjithanshëm siç ishte prof. Remzi Nesimi. Objekt studimi në këtë trajtesë modeste do të kemi aparaturën didaktike në tekstet shkollore të hartuara nga profesor Remzi Nesimi. Mësimi i gramatikës së gjuhës shqipe në Maqedoni fillon me emrin e Remzi Nesimit, ai është gjuhëtar, por edhe një shkencëtar, i cili filloi që nga zeroja duke mos pasur një model pararendës për hartimin e gramatikave të tij. Ky seriozitet i personalitetit dhe punës së tij bën që ai me plot kuptimin e fjalës të konsiderohet themeluesi apo nismëtari i parë në Maqedoni që hartoi gramatikat e para për të tri ciklet e shkollimit. Një aspekt tjetër që do ta trajtojmë në këtë kumtesë është edhe çështja e terminologjisë gjuhësore. Profesor Nesimit në standardizimin e terminologjisë gjuhësore ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, sepse në një kohë kur tradita e hartimit të teksteve letrare në gjuhën shqipe në Maqedoni ishte e paktë, ai arriti të hartoj tekste të unifikuara që kanë pasur mundësi t'i kuptojnë dhe përdorin si nxënësit e Maqedonisë, ashtu edhe të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo dëshmon se ai e ka njohur traditë e shkrimit shqip. Një çështje tjetër që nuk kalon pa u vërejtur në aparaturën didaktike të gramatikave të prof. Nesimit është mënyra e mësimit të gjuhës përmes shembujve të letërsisë artistike. Ndërthurja e këtyre njohurive me tekstet eseistike dhe ndërtimi i pyetjeve dhe ushtrimeve synojnë aftësimin praktik të nxënësve për të konkretizuar në shkrimet e tyre njohuritë gjuhësore. Gramatikat e prof. Nesimit janë hartuar në atë mënyrë që njohuritë gjuhësore të merren nëpërmjet veprimtarive praktike, zbatimit konkret të tyre në tekstet letrare. Në përzgjedhjen e fragmenteve të teksteve, profesor Nesimi duke respektuar kriteret e programit ka zgjedhur krijime vërtet të arritura si nga ana artistike, ashtu edhe nga ajo ideore.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26602
ISBN: 9788-608-4653-94-3
Appears in Collections:Faculty of Philology: Conference papers

Show full item record

Page view(s)

43
checked on Apr 22, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.