Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26596
Title: Albanian language and literature incurricula in pre university education in North Macedonia, Kosovo and Albania
Authors: DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Keywords: Fjalët kyçe: kurrikulë, tekst, nxënës, shkollë, mësimdhënës
Issue Date: 2022
Publisher: Universiteti i Tetovës, Albanologjia, International Journal of Albanology
Project: SHQIPTARET DHE KULTURA E KUJTESES
Journal: International Journal of Albanology
Series/Report no.: Vol.9/No.17-18/pp. 1-282;90-101
Conference: SEMINARI XV NDERKOMBETAR I ALBANOLOGJISE
Abstract: Rrjedhat e zhvillimit të arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut gjithmonë kanë qenë të lidhura ngushtë me rrethanat historike, shoqërore e mbi të gjitha politike. Me ndryshimet që ndodhën në vend pas vitit 2001, u ndie nevoja për ndryshime në shumë sfera të jetës, e mbi të gjitha në sistemin arsimor. Gjatë kësaj periudhe kurrikula e gjuhës shqipe pati një ripërtërirje të dukshme, duke u pasuruar me programe të reja; me standarde të reja vlerësimi; me standarde përmbajtjeje e arritjeje; dhe me tekste të arsimit bazë për të gjitha ciklet e shkollimit. Edhe përkundër këtyre intervenimeve, praktika shkollore ka dëshmuar, se përgatitja gjuhësore e nxënësve që përfundojnë shkollat e mesme në vendin tonë është mjaft e dobët dhe, si rrjedhojë një ndër faktorët mes shumë të tjerëve që e vështirëson këtë proces është edhe teksti shkollor. Në këtë kumtesë jemi orvatur të analizojmë tekstet e arsimit parauniversitar, që përdoren në Maqedoninë e Veriut. Parë, nga një këndvështrim i përgjithshëm, mund të themi se këta tekste, nuk arrijnë ta ndihmojnë nxënësin drejt përvetësimit të normës standarde. Fillimisht, nëse i kundrojmë tekstet e secilës klasë, na duket se përputhen me objektivat e kurrikulës, por në realitet nuk është ashtu. Në elementet e përmbajtjes së teksteve vërehet mbingarkesë informacioni; më shumë jepen njohuri teorike se sa praktike, ky fakt nuk e ndihmon aq sa duhet nxënësin që ta zotërojë gjuhën nga ana praktike; mungon përshkallëzimi i ushtrimeve nga më e lehta drejt më të vështirës; niveli gjuhësor që përdoret në këta tekste mund të themi se është nivel akademik; mungon një aparatura didaktike në përputhje me kërkesat bashkëkohore për të nxënit aktiv dhe kreativ etj. Në vazhdim të punimit do të japim një pasqyrë krahasuese mes teksteve të të tri shteteve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Nga ky krahasim rezulton, se tekstet që zbatohen në vendin tonë, nuk arrijnë të jenë në nivelin e teksteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekzistojnë dallime mes tyre dhe atë: në Maqedonin e Veriut për secilin vit ekzistonë vetëm një libër bazë, në të cilin janë gërshetuar njohuritë nga pjesa e gjuhës, letërsisë kombëtare dhe botërore, ndërsa në shtetet fqinje ekzisojnë tekste të veçanta për pjesën e gjuhës dhe letërsisë. Vërehen dallime edhe në përmbatjen tematike të programeve, tema mësimore nga gjuha dhe letërsia nuk përputhen plotësisht në të tri shtetet etj. Që të tejkalohen kjo gjendje, do të japim disa propozime:  të hartohen tekste mësimore të unifikuara Shqipëri, Kosove e Maqedoni e Veriut, që të kemi një integrim kombëtar.  të harmonizohet sasia e orëve për lëndën e gjuhës amtare në të tri shtetet, që niveli i njohjes së gjuhës standarde të jetë i njëjtë.  për arsye se në Maqedoninë e Veriut ndihet dukshëm dobësia e njohjes së shqipes standarde propozojmë, që në universitetet e vendit të mësohet të paktën në dy semestre lënda e gjuhë dhe letërsisë shqipe.  përpilimi i teksteve të bëhet nga specialistë të gjuhës dhe letërsisë, akademikë, mësues të shkollave të mesme, prindër, dhe të ekzistojë një bashkëpunim mes tyre.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26596
ISSN: 1857 - 9485 (Print); 2545 - 4919 (Online)
Appears in Collections:Faculty of Philology: Conference papers

Show full item record

Page view(s)

43
checked on Apr 25, 2024

Download(s)

28
checked on Apr 25, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.