Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26568
Title: ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS
Other Titles: ZBATIMI I METODËS ANALITIKE-SINTETIKE NË ABETAREN E PROFESOR XHEVAT GEGËS
Authors: DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Keywords: Fjalët çelës: abetare, lexim, shkrim, metodë, analitike-sintetike.
Issue Date: 1-Sep-2021
Publisher: INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP
Source: /
Project: Figura poliedrike e profesor Xhevat Geges
Series/Report no.: SCUPI - VELLIMI 34;156-176
Conference: Figura poliedrike e profesor Xhevat Geges
Abstract: Gama e veprimtarisë së profesorit Xhevat Gega është tepër e gjerë, dhe në përmasat e një kumtese është pothuajse e pamundur të ndriçohet, të studiohet dhe analizohet ashtu siç e meriton. Në ketë kumtesë modeste vëmendjen do ta përqendrojmë vetëm në një segment të kësaj veprimtarie, do të ndalemi në zbatimin e metodës analitike-sintetike në abetaren e prof. Xhevat Gegës, për funksionet që kreu ky libër si mjet pune për mësimin e gjuhës së shkruar shqipe; për kontributin didaktik që dha në përpunimin e metodave të lexim- shkrimit; për rrugën që hapi dhe përvojën që krijoi në fushën e teksteve tona origjinale shkollore. Metoda analitike-sintetike është metoda bazë, ku mbështetet mësimi i lexim-shkrimit, koncepti mbi këtë metodë lidhet me analizën dhe sintezën e tekstit, fjalisë, fjalës, rrokjes. Profesori Gega në abetaren e tij synon, që në orën e shkrim-leximit të zbatohen forma pune të tilla që të zhvillojnë mendjen e fëmijës dhe që nuk mbështeten në të mësuarit e shkronjave dhe rrokjeve në mënyrë mekanike, por me vetëdije. E gjithë koha që nevojitet për mësimin e abetares, që nga dita e parë e shkollës e deri në mbarimin e shkronjave, profesor Gega e ndan në tri periudha: a) periudha përgatitore (Parabetarja) kjo fazë lidhet me periudhën parapërgatitore për lexim-shkrimin; b) periudha e mësimit të shkronjave (Abetarja) kjo fazë lidhet me mësimin e shprehive themelore të teknikës së lexim-shkrimit; c) Pasabetarja është vazhdim i përforcimit të leximit të kuptueshëm. Gjatë hartimit të abetares është bërë përpjekje për të realizuar praktikisht parimet mbi të cilat mbështetet metoda analitike-sintetike, duke përdorur gjerësisht këto mënyra: a) Shtimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalë të dhëna; b) Lexim fjalësh sipas një modeli të dhënë; c) Formim fjalësh të ndryshme nga vetë fëmijët sipas një modeli të dhënë.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26568
ISBN: 978-608-4897-57-6
Appears in Collections:Faculty of Philology: Conference papers

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
Xhevat Gega.pdf1.69 MBAdobe PDFView/Open
Show full item record

Page view(s)

55
checked on Apr 29, 2024

Download(s)

180
checked on Apr 29, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.