Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26502
Title: Lektyra në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Other Titles: ////
Authors: DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Keywords: Lektyrë, shkollë, mësimdhënës, nxënës, lexim.
Issue Date: 2022
Publisher: Stobi Trejd Dooel, Kocani
Source: ////
Project: Lektyra në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Journal: ///
Series/Report no.: 1;236
Conference: ////
Abstract: //
Description: Libri "Lektyra në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, jep informacion të argumentuar teorik dhe modele praktike të orës së analizës dhe interpretimit të lektyrës shkollore, me qëllim që t'i pajisë mësimdhënësit, ata rishtarë dhe me përvojë; studentët e mësuesisë, pedagogët dhe të gjithë specialistët e tjerë të fushës së edukimit me shprehi të mësimdhënies me në qendër nxënësin. Idetë dhe shembujt janë në koherencë me prirjen e sotme në vendet e zhvilluara, prirje që po spikat edhe te ne, thelbi i së cilës është: ta shndërrojmë klasën në një mjedis të gjallë, ku në vend të dhënies së informacionit, të kultivohen shprehitë për gjetjen a kërkimin e pavarur të tij, të diskutohen çështje në këndvështrime të ndryshme, të analizohen ato, identifikohen problemet dhe punohet bashkërisht për zgjidhjen e tyre. Libri është shkruar në mënyrë novatore në brendi dhe formë. Në brendi ai jo vetëm trajton ide pedagogjike të kohës, por fokusohet në ato çështje që trajtohen nga të gjitha metodologjitë e sotme mësimdhënëse në shkallë globale. Shumë nga idetë shoqërohen me praktika ushtrimore që synojnë kuptimin e qartë dhe plotësimin e ideve. Gjatë këtij punimi jemi mbështetur në rezultatet e arritura deri më tani në orën e interpretimit dhe analizës së lektyrës shkollore në disa shkolla të qyteteve të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, gjithashtu kemi konsultuar e shfrytëzuar një numër të madh studimesh, artikujsh, tekste shkollore dhe tekste për mësimdhënës, vepra letrare, plan-programe mësimore, dokumentacione nga Arkivi i Shtetit të Maqedonisë së Veriut, fjalor shpjegues të gjuhës shqipe, fjalor pedagogjik, botime shkencore në gjuhë të huaj, burime nga faqet e internetit etj. Struktura e librit është ndërtuar mbi bazën e teorisë dhe praktikës bashkëkohore të mësimdhënies. Më konkretisht libri ndahet në katër pjesë: 1. Të lexuarit; 2. Lektyra shkollore; 3. Hulumtimi në terren dhe paraqitja e rezultateve të hulumtimit; 4. Modele të interpretimit dhe të analizë së lektyrës shkollore. Veç kësaj, libri përmban edhe tri shtojca, që ilustrojnë shumicën e njohurive teorike që paraqiten në katër pjesët e librit. Në pjesën e parë të librit jepet një shpjegim mbi konceptin dhe rëndësinë e leximit; përvetësimin dhe zhvillimin e aftësisë së leximit; leximin dhe rëndësinë e tij për arritjen e komunikimit; parimet, metodat dhe stadet e leximit. Dhe fare në fund të kësaj pjese pasqyruam metodat, teknikat dhe strategjitë bashkëkohore të mësimdhënies të cilat promovojë leximin. Ky shpjegim është i domosdoshëm për të përgatitur shtratin e nevojshëm të formimit teorik të mësuesit për të kaluar në zbatime praktike gjatë orës së analizës dhe interpretimit të lektyrës shkollore në shkollat e mesme të ciklit të lartë. Pjesa e dytë e librit i kushtohet lektyrës shkollore, brenda kësaj pjese që është dukshëm më e gjatë se pjesët e tjera të librit, jemi përpjekur të japim një pasqyrë rreth këtyre temave dhe nëntemave: emërtimit lektyrë shkollore, funksionit dhe rolit të saj në procesin edukativo-arsimor; vendit që zë fusha e lektyrës në plan-programet mësimore të shkollave të mesme të ciklit të lartë; vepra letrare si lektyrë shkollore; përfitimet gjuhësore që sjell leximi i lektyrave; interesimi i nxënësve për lexim, a lexojnë nxënësit, sa lexojë dhe si lexojnë; faktorët që e vështirësojnë procesin e leximit; motivimi i nxënësve për t’ju qasur veprës letrare, referati; qëndrimi personal i mësimdhënësit ndaj lektyrës shkollor; ora e lektyrës shkollore në arsimin e mesëm të lartë dhe qasja moderne ndaj saj. Pjesa e tretë e librit paraqet studimin e realizuar në terren, qëllimin, objektivat, hipotezat e ngritura, instrumentet dhe procedurat e ndjekura për zbatimin në terren të këtij studimi; është përshkruar mënyra e mbledhjes, përpunimit dhe analizimit të të dhënave nga terreni. Të gjitha rezultatet janë pasqyruar në mënyrë statistikore dhe përshkruese dhe në fund mbi bazë të rezultateve të arritura kemi dhënë rekomandime për Byronë për Zhvillim të Arsimit; mësimdhënësit dhe prindërit. Pjesa e katërt e librit paraqet modele dhe plane të zbërthyera në mënyrë sintetike dhe analitike të veprave nga të tri gjinitë letrare, për ta bërë sa më interesante, praktike po aq edhe tërheqëse për nxënësit orën e analizës dhe interpretimit të lektyrës shkollore. Cilësia e lartë e mësimdhënies dhe të nxënit në këto modele dallon nga një marrëdhënie e përkryer komunikative, bashkëpunuese dhe plot gjallëri. Ajo është një punë e gjatë praktike, ku ndërthuren të gjitha shprehitë komunikative: të folurit, të lexuarit, të shkruarit individual dhe në grup; është një proces në të cilin nxënësit janë përfshirë në një bashkëveprim inteligjencash: gjuhësore, motorike, artistike dhe më gjerë, është një marrëdhënie komunikative-aktive, pyetje-përgjigje, përmes së cilës nxënësit, duke punuar në bashkëpunim gjallërojnë në diskutime, në shpjegim dhe demonstrim. Libri është hartuar në mënyrë të tillë që strategjitë dhe metodat e paraqitura t'u shërbejnë të gjitha kategorive të nxënësve, si atyre që janë më të vegjël, ashtu edhe atyre që janë më të rritur. Veprimtaritë në të cilat ushtrohen nxënësit kanë edhe vlera sociale, ata punojnë me njëri-tjetrin, mësojnë së bashku dhe me këtë forcohet klima e bashkëpunimit, kultivohen vlera sociale dhe të nxënit shndërrohet në një veprimtari që sjellë kënaqësi. Ky libër shpresojmë se mund t'ju ndihmojë studentëve, mësimdhënësve dhe nxënësve të kalojnë nga të nxënit pasiv në të nxënit aktiv duke shfrytëzuar mënyra të shumta. Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan daljen në dritë të këtij libri: redaktorin, recensentët, përpunuesin teknik e shtëpinë botuese. Jam mirënjohëse Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen financiare të botimit të librit.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26502
ISBN: 978-608-66915-0-9
Appears in Collections:Faculty of Philology: Conference papers

Show full item record

Page view(s)

89
checked on Apr 30, 2024

Download(s)

2,283
checked on Apr 30, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.