Repository logo
Communities & Collections
Research Outputs
Fundings & Projects
People
Statistics
User Manual
Have you forgotten your password?
  1. Home
  2. Faculty of Philosophy
  3. Faculty of Philosophy 02: Monographs / Монографии
  4. Analizë e gjendjes me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut - 2021
Details

Analizë e gjendjes me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut - 2021

Date Issued
2022
Author(s)
Koçoska, Elena
Jovanovska, Bojana
Ortakovski, Tomislav
Abstract
Republika e Maqedonisë së Veriut e ratifikoi
Konventën e Kombeve të Bashkuara për të
Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
(KDPAK) në vitin 2011. Në periudhën vijuese, të
drejtat e personave me aftësi të kufizuara u avancuan
si rezultat i reformave të vazhdueshme në fushën e
mbrojtjes sociale dhe arsimit, dhe zhvillimet në fushat
e mosdiskriminimit, shërbimeve inkluzive të punësimit,
deinstitucionalizimit, qasjes në shërbimet e shëndetit
seksual dhe riprodhues, parandalimit të dhunës me
bazë gjinore dhe promovimit të barazisë gjinore.
Vullneti politik për të siguruar pjesëmarrjen aktive të
personave me aftësi të kufizuara është i dukshëm dhe
i njëjti është reflektuar edhe në kornizën legjislative.
Ligji për Mbrojtjen Sociale i vitit 2019 promovon
parimin e trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit
në ushtrimin e të drejtave të mbrojtjes sociale, të cilat
bazohen në trajtimin e barabartë dhe të drejtë, duke
përfshirë aftësinë e kufizuar si bazë për diskriminim.
Ligji i ri për Mbrojtjen Sociale dhe rishikimi i gjerë i
Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve ristrukturuan dhe
konsoliduan sistemin e ndihmës financiare, ndër të
tjera, për të siguruar mbulim dhe përshtatshmëri më të
madhe. Reforma prezantoi gjithashtu shërbime të reja
për mbështetjen dhe kujdesin social për personat me
aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
Me reformat e ndërmarra në arsim, shteti përpiqet që
të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshihen
në arsimin e rregullt fillor. Shteti gjithashtu ka siguruar
burime financiare dhe ka punësuar 500 asistentë
arsimorë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
përmes shkollave fillore me një qendër burimore.
Sistemi i vlerësimit sipas Klasifikimit Ndërkombëtar
të Funksionimit (KNF) për fëmijët dhe të rinjtë deri
në 26 vjeç ka filluar së fundi të zbatohet me sukses,
në katër nga tetë rajonet e planifikimit. Megjithatë,
kalimi në vlerësimin e bazuar në KNF si pikë e vetme
hyrëse në sistemin e përfitimeve financiare dhe
shërbimeve mbështetëse nuk mund të përfundojë
derisa organet e vlerësimit të krijohen në të gjitha
rajonet. Procesi i deinstitucionalizimit është në
vazhdim e sipër, ndonëse jo në përputhje me nenin 19
të KDPAK. Procesi ka përfunduar për fëmijët, pa lënë
asnjë fëmijë në institucione të mëdha në vend. Fëmijët
pa kujdes prindëror janë ose në familje kujdestare, ose
në shtëpi të vogla grupore. Megjithatë, në institucione
ka ende persona me aftësi të kufizuara mbi 18 vjeç.
Në përgjithësi, procesi i deinstitucionalizimit duhet
të devijojë nga qëllimi përfundimtar i mbylljes së
institucioneve të mëdha dhe të shkojë drejt ofrimit
të banesave të qasshme dhe të përballueshme,
asistencës teknike moderne, asistentëve personalë dhe
mbështetjes së kolegëve, të cilat do të përmirësojnë
vetëbesimin e personave me aftësi të kufizuara dhe
kapacitetin e tyre për t’u integruar plotësisht në shoqëri
Duke marrë parasysh zhvillimet dhe arritjet e mëparshme,
kjo analizë e situatës përdor këndvështrimin e KDPAKsë
për të identifikuar shtatë pengesat dhe sfidat
kryesore në realizimin e të drejtave themelore të njeriut
të personave me aftësi të kufizuara, si dhe parakushtet
bazë për përfshirjen e aftësisë së kufizuar në shoqëri
Subjects

Personave me Aftësi t...

File(s)
Loading...
Thumbnail Image
Name

mkd-unprpd-sitan-alb-2022.pdf

Size

1.45 MB

Format

Adobe PDF

Checksum

(MD5):b9e823a816847f9b6e073da2044cbf90

⠀

Built with DSpace-CRIS software - Extension maintained and optimized by 4Science

  • Accessibility settings
  • Privacy policy
  • End User Agreement
  • Send Feedback
Repository logo COAR Notify