Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/31104
Title: PANDEMIA ME COVID-19 DHE DEPRESIONI TE GRATË SHTATZANË DHE LEHONET
Authors: Arsova, Slavica 
Hadzihamsa, Kadri
Bajraktarov, Stojan 
Gjorgovska, Bojana
Shurllani, Ilir
Jovanovska, Viktorija 
Joksimovic, Marija 
Nikolikj, Frosina
Isjanovski, Viktor 
Keywords: depresioni
periudha perinatale
shtatzëne
lehona
Issue Date: 2021
Publisher: SHMSHM - AAMD
Journal: Medicus
Abstract: Sfondi: Një numër i madh studimesh kanë treguar se gjatë katastrofave ose situatave të stresit me intensitet të lartë, shkalla e përhapjes së çrregullimeve mendore tek gratë në periudhën perinatale kanë qenë dukshëm më të larta krahasuar me ato në popullatën e përgjithshme. Parathënie: Duket se për shkak të pandemisë COVID-19 ka një rritje të ndjeshme të depresionit dhe ankthit, ndjenjës së frikës dhe vetmisë gjatë shtatzënisë dhe lehonisë (periudhës pas lindjes). Parandalimi dhe trajtimi i hershëm janë të një rëndësie thelbësore, por, megjithatë, vlerësohet se afërsisht 50% e grave me depresion mbeten të padiagnostikuara gjatë shtatëzënësisë dhe pas lindjes. Qëllimi i këtij studimi ishte përcaktimi i pranisë së depresionit në periudhën para lindjes dhe pas saj gjatë pandemisë me COVID-19. Me rëndësi ishte edhe gjetja e mënyrës se si të aplikohen masat për zbulimin e hershëm, parandalimin dhe ndërhyrjet adekuate te depresioni perinatal gjatë stresit dhe katastrofave të mëdha. Materiali dhe metodat: Janë përfshirë gjithsej 494 gra shtatzëna. Studimi u realizua në një periudhë një mujore (25.01. - 22.02.2021). Kërkimi është realizuar në Klinikën Universitare për Psikiatri, Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë - Çair. Gratë shtatzëna u informuan për qëllimin e kërkimit dhe konfidencialitetin, për mundësinë e tërheqjes nga studimi në çdo kohë për dhëne ndonjë arsye, dhe të gjitha nënshkruan një pëlqim me shkrim të informuar për pjesëmarrje në studim. U përdor shkalla e depresionit pas lindjes Edinburg (EPDS) si dhe pyetësori sociodemografik në lidhje me moshën, numrin e shtatëzënësive, rrjedhën e shtatzënisë, arsimin, statusin martesor dhe të punës, të cilat u përkthyen në gjuhët maqedonase dhe shqipe. Rezultatet: Depresion nuk ishte regjistruar te 82.4% të grave shtatzëna dhe te 17.2% depresion ishte i pranishëm. Diferenca në përqindje në lidhje me praninë ose mungesën e depresionit gjatë shtatzënisë ishte statistikisht e rëndësishme për p <0,05 (Testi i Diferencës, p = 0,0000). Përfundim: Rezultatet e marra në këtë studim kanë treguar përqindje të rritur të simptomave depresive te gratë shtatzëna gjatë pandemisë COVID-19. Depresioni perinatal është rezultat i një bashkëveprimi dinamik midis faktorëve të rrezikut biologjik, psikologjik dhe social dhe secili prej tyre mund të intensifikohet gjatë një pandemie. Konsiderohet se depresioni dhe ankthi kanë pasoja akute negative për nënën dhe foshnjën duke përfshirë: lindjen e parakohshme, rritjen e vonuar të fetusit, rritjen e nevojës për lindje me prerje cezariane. Rreziku më i lartë i mundshëm për nënën është vetëvrasja, e cila konsiderohet si shkaku i dytë i vdekjes tek gratë gjatë periudhës së riprodhimit, më së shpeshti në fund të shtatzënisë ose gjatë vitit të parë pas lindjes. Parandalimi dhe trajtimi i hershëm janë të një rëndësie thelbësore, por sidoqoftë, vlerësohet se rreth 50% e grave depresive mbeten të padiagnostikuara gjatë shtatëzënësisë dhe pas lindjes.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/31104
Appears in Collections:Faculty of Medicine: Journal Articles

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
98.pdf1.93 MBAdobe PDFView/Open
Show full item record

Page view(s)

41
checked on Nov 7, 2024

Download(s)

5
checked on Nov 7, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.