Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/27037
Title: REPLANTIMI I GJYMTYRËS SË POSHTME TË AMPUTUAR NË AKSIDENT KOMUNIKACIONI – RAPORTIM RASTI
Authors: Artan Dika 
Jordan Savevski
GJorgje Djokikj 
Issue Date: Dec-2019
Publisher: SHMSHM
Journal: MEDICUS
Abstract: HYRJE: Replantimi i gjymtyrëve të amputuara është i mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjikale komplekse. Kjo gjë kërkon ndërhyrje të shpejtë, reanimim dhe punë ekipore të koordinuar në mes të degëve të ndryshme të kirurgjisë. Amputimet e gjymtyrëve zakonisht ndodhin në aksidente të rënda komunikacioni ose nga lëndimet e rënda në vendet e punës. RAPORTIM RASTI: Pacienti mashkull, 32 vjeçar, u soll në Qendrën urgjente kirurgjikale dhe u operua pas reanimimit, për shkak të amputimit të gjymtyrës së poshtme të djathtë në një aksident me veturë. Ndërhyrja kirurgjikale u krye nga një ekip i përzier kirurgësh i përbërë nga kirurgë vaskular, traumatolog dhe kirurgë plastik. Së pari u realizua anastomoza e venës dhe arteries femorale, e pasuar nga fiksimi i kockës, neurorafia e nervit tibial dhe peroneal dhe sutura e muskulaturës. Gjymtyra e amputuar pas replantimit ishte për rreth 5 cm më e shkurtër se ajo e padëmtuar. Pacienti tani ec me ndihmën e shkopit dhe nget veturën e tij. DISKUTIM: Replantimi i gjymtyrëve përbën ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar që kërkon kirurgë të përgatitur e me përvojë, punë ekipore dhe pajisje operatore të sofistikuara. Në Maqedoni deri tani nuk është raportuar ndonjë rast tjetër i replantimit të gjymtyrës së poshtme. Në një replantim të suksesshëm rezultati përfundimtar duhet të jetë më i mirë se përdorimi i protezës. Sidoqoftë në këtë zgjedhje fjalën e fundit duhet ta ketë vet pacienti. FJALËT KYÇE: replantim, gjymtyrë e poshtme, punë ekipore, urgjencë.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/27037
Appears in Collections:Faculty of Medicine: Journal Articles

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
medicus-dhjetor-2019.pdf2.38 MBAdobe PDFView/Open
Show full item record

Page view(s)

47
checked on Nov 6, 2024

Download(s)

10
checked on Nov 6, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.