Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/22242
Title: Morbiditeti dhe ndotja e ajrit në rajonin e Shkupit për vitin 2015 të fëmijët e moshave shkollore dhe parashkollore
Authors: M. Gjetaj Jakovski
Sh.Musa
V. Dobrosavljevikj
P. Simjanoski
Lj. Kostadinovski
R. Pejchinovska 
L. Bajrami
L. Imeri
Keywords: morbiditet
fëmijë
ajër i ndotur
sëmundje
qytet
fshat
Issue Date: 6-May-2017
Conference: Kiscoms-International congress of medical sciences
Abstract: Hyrje: Është e vërtetuar se tre million njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit, që tregon se roli i koncentrimeve ditore të substancave të cilat fundërrojnë në ajërin ambiental si pasojë e burimeve të ndryshme të ndotjes si: (Emisioni, imisioni transmisioni) sjellin deri te lajmërimi i sëmundjeve respiratore jospecifike, kardiovaskulare etj. Qëllimi: Zvogëlimi i numrit të fëmijëve të sëmurë nga mosha parashkollore dhe shkollore prej sëmundjeve respiratore jospecifike në bazë të monitorimit të kryer për cilësinë e ajërit ambientor. Material dhe metoda: Të dhënat janë të fituara nga Raporti vjetor që përgatitet për realizim të Programës vjetore kombëtare për shëndet publik për vitin 2015 pranë Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, ku përcjellet morbiditeti sezonal nga sëmundjet respiratore jospecifike te fëmijët parashkollorë (0 -6) dhe shkollor (7-14), në veçanti për qytet dhe për fshat sipas shifrave J00-J99 (sëmundje respiratore jospecifike) me përjashtim të J10-J18 ( influenca dhe pneumonia), nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (KNS-10). Rezultate: Nga evaluimi i të dhënave mund të konstatohet se më pak sëmuhen femijët nga fshati në raport me fëmijët nga qyteti, si dhe ekzistimi i variacionit ciklik sezonal të morbiditetit. Përdundim: Vlerësimi i rrezikut nga cilësia higjienike e ajërit mbi shendetin e popullatës së eksponuar konkretisht fëmijet parashkollor dhe shkollor, bëhët në bazë të dhënave të fituara nga monitoringu që na tregon se shkalla e ndotjes së ajrit në qytet është më e lartë se në fshat. Patjetër është e nevojshme të përcillet cilësia e ajërit përmes monitorimit, matjeve kontinuale në pikat matëse dhe marrja e mostrave për përcaktimin e koncentrimit të substancës kontaminuese në ajer.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/22242
Appears in Collections:Faculty of Medicine: Conference papers

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
Morbidity and air polution in Skopje region for year 2015.pdf2.23 MBAdobe PDFView/Open
Show full item record

Page view(s)

32
checked on May 17, 2024

Download(s)

3
checked on May 17, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.