Please use this identifier to cite or link to this item:
http://hdl.handle.net/20.500.12188/27023
Title: | PËRDORIMI I OMENTUMIT PËR MBULIMIN E PLAGËS ME VASKULARIZIM TË DËMTUAR NGA RREZATIMI I HEMITORAKSIT TË MAJTË - RAPORTIM RASTI | Authors: | Dika, Artan Djokikj, Gjorgje Dosevska, Natasha Bexheti, Ermira |
Issue Date: | Aug-2020 | Publisher: | SHMSHM | Journal: | MEDICUS | Abstract: | HYRJE: Megjithë lokalizimin brenda kavitetit të barkut, omentumi i madh përbën një strukturë që mund të përdoret për rekonstruksionin e pjesëve tjera të trupit, në radhë të parë murit të krahërorit. Ai mund të përdoret si lembo e pedunkular apo si lembo e lirë. Në literaturën në Maqedoni nuk ka të dhëna për raste të tjera të përdorimit të omentumit për mbulimin e plagëve të ndryshme. RAPORTIM RASTI: Pacientja 63 vjeçare u operua në klinikën tonë për shkak të një formacion ulcerativonekrotik te gjirit të majtë, 25 vite pas operacionit për heqjen e karcinomës së gjirit të majtë shoqëruar me radioterapi postoperative. Biopsitë e bërë përjashtojnë recidivën e kancerit. Pasi herën e parë dështon mbulimi i plagës me lembo kutane, e cila nekrotizoi në pjesën e sipërme, në operacionin e dytë bëhet mbulimi me lembo të pedunkuluar të omentumit të madh. Omentumi u transpozua në toraks përmes një tuneli të vogël në murin e barkut dhe për mbulimin e tij u përdor transplant kutan me trashësi të pjesëshme. Shërimi kaloi pa probleme. DISKUTIMI DHE PËRFUNDIMI: Mbulimi i plagëve të murit të krahërorit mund të bëhet në shumë mënyra. Omentumi i madh është një nga opsionet që duhet të merren në konsideratë për mbulimin e plagëve të kafazit të kraharorit, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për inde me vaskularizim të dëmtuar dhe fibrozë të shprehur, ku mundësia e përdorimit të indeve lokale apo atyre fqinje është e kufizuar. FJALËT KYÇE: omentumi, lembo, krahërori, mbulim plage. | URI: | http://hdl.handle.net/20.500.12188/27023 |
Appears in Collections: | Faculty of Medicine: Journal Articles |
Files in This Item:
File | Description | Size | Format | |
---|---|---|---|---|
Medicus August 2020.pdf | 2.29 MB | Adobe PDF | View/Open |
Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.