Please use this identifier to cite or link to this item: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26513
Title: MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS
Other Titles: /
Authors: DIBRA-ZEQIRI FARKETA
Keywords: mësues, nxënës, nxënie, mësimdhënie tadicionale, mësimdhënie bashkëkohore, planifikim, teknologji informacioni dhe komunikimi.
Issue Date: 2019
Publisher: INSTITUTI I TRASHEGIMISE SHPIRTERORE E KULTURORE TE SHQIPTAREVE - SHKUP
Source: /
Project: Research-Scientific Journal on Albanology
Journal: Albanology studies 19
Series/Report no.: ALBANOLOGY STUDIES 19;206-218
Conference: /
Abstract: ABSTRAKT Ky punim synon të paraqes një pasqyrë rreth mësimdhënies dhe të nxënit të gjuhës shqipe në një vështrim bashkëkohor, ku nxënësi brenda këtij procesi shihet si faktorë i rëndësishëm, i cili duhet t'i zhvillojë ata komponentë komunikues siç janë: të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit, të shkruarit, që dallohen për synime dhe objektiva të caktuara. Mendojmë, se në sistemin tonë arsimor ende nuk po i jepet rëndësi aq sa duhet didaktikës së mësimdhënies së gjuhës shqipe. Shikuar nga e kaluara, por edhe sot, gjithmonë i është dhënë rëndësi parësore përgatitjes së mësuesit, që ai të jetë i aftë ta zotëron lëndën që do ta ligjëron dhe të përcjellë te nxënësit atë material përkatëse për nivelin e tyre. Kjo gjendje bën që nxënësi të ngelet në harresë dhe mos t’i kushtohet rëndësi aq sa duhet të nxënit prej tij. Si rezultat i kësaj pakujdesie, shumë nxënës ndeshen me vështirësi të dukshme, nuk janë në gjendje për të vëzhguar, vlerësuar, analizuar, interpretuar dukuri, ngjarje e fakte në gjuhën e terminologjisë së lëndëve përkatëse. Nisur nga ky fakt, mendojmë se ka ardhur koha ta parandalojmë këtë gjendje, pra të ndryshohen rolet e mësimdhënies, të investohet te nxënësi, që ai të jetë faktor kryesor brenda procesit mësimor. Në këtë mënyrë, ai do të jetë në gjendje ta kuptojë përgjegjshmërinë e tij gjatë procesit të të nxënit, pra të nxitet për të vepruar, për t’u përfshirë në diskutime dhe debate të ndryshme mësimore, për të vlerësuar dhe bashkëvepruar për të nxënë. Nëse i hedhim një vështrim zhvillimit historik të mësimit, si proces më i organizuar i veprimtarisë edukativo- arsimore, do të konstatojmë, se mësimi në etapa të caktuara historike dhe shoqërore ka kaluar faza të ndryshme të zhvillimit sa i përket aspektit organizues. Një mësimdhënës efektiv e ka suksesin e garantuar para se të fillojë procesi mësimor, ngase ai, di të organizojë dhe planifikojë orën mësimore, duke vënë në zbatim metoda dhe strategji të avancuara, që korrespondojnë me nivelin e njohurive paraprake gjuhësore të nxënësve. Në këtë vazhdë, do të përpiqemi të japim një pasqyrë rreth organizimit të mësimit tradicional dhe atij bashkëkohor, më konkretisht do të krahasojmë epërsitë e metodës bashkëkohore (me në qendër nxënësin), në kontekstin e një krahasimi me metodën tradicionale (me në qendër mësuesin). Për të ardhur në përfundim se cila prej këtyre metodave është më efikase për mësimin e gjuhës, një mësimdhënie tradicionale apo bashkëkohore; cila nga metodat nxit proceset e larta të të menduarit; cila prej tyre i ndihmon nxënësit ta përvetësojnë më mirë një informacion të caktuar, dhe të bëhen kërkues të pavarur të informacionit?
Description: Ndryshimet e fundit të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë kanë transformuar botën në të gjitha anët dhe drejtimet, këta ndryshime reflektohen edhe në sistemin arsimor, e sidomos në raportin mësues-nxënës. Ajo që pretendohet të arrihet është, si të jemi të suksesshëm në këtë drejtim, për t'i sfiduar të gjitha vështirësitë që ndodhin gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, dhe për të përgatitur nxënës të aftë e me njohuri të qëndrueshme gjuhësore. Për t'u përshtatur në këtë furi ndryshimesh, nxënësi duhet t’i zhvillojë dhe përsos aftësitë e të folurit, të shkruarit, të lexuarit, të dëgjuarit. Përvetësimi i këtyre aftësive nënkupton njohjen dhe zbatimin e drejt dhe me vend të njohurive gjuhësore. Pra, suksesi i nxënësit në këtë drejtim, diktohet nga aftësia dhe përgatitja profesionale e mësimdhënësit, i cili duhet të synojë të realizojë një mësimdhënie në fushën e gjuhës sa më transparente, që nxënësit ta zhvillojnë aftësinë e mendimit kreativ e kritik, që në të ardhmen të jenë të përgatitur për të ndërmarrë përgjegjësi dhe vendime nga më të ndryshmet, si brenda procesit mësimor, ashtu edhe në jetë. Praktika e sotme dëshmon, se në momentet që po kalon arsimi në mbarë globin, problemet e mësimdhënies dhe të nxënit janë bërë shumë të ndjeshme dhe të diskutueshme, madje mësimdhënësit çdo ditë e më tepër janë në kërkim të zbulimit të metodave dhe teknikave bashkëkohore të organizimit të mësimit, të cilat i mundësojnë nxënësit një përgatitje të mirë, duke e aftësuar që të realizojë një të nxënë në mënyrë të pavarur; të zhvillojë aftësi komunikuese, menaxhuese, organizuese; të nxisë vlerësim dhe vetëvlerësim të përshtatshëm rreth rezultateve mësimore etj. Përzgjedhja e metodave të mësimdhënies në përshtatje me qëllimet dhe synimet që duhet të arrihen, është një nga rrugët më të mira aktive, përmes të cilave duhet të përfshihen nxënësit në procesin e të nxënit të gjuhës. Për të përgatitur nxënës, që t'u përgjigjen standardeve të një tipi të ri, të përshtatshme me kërkesat e kohës, mësimdhënia dhe të nxënit e gjuhës, kërkon "një kurrikulë e cila duhet ta përcjell atë informacion dhe atë aktivitet që në kontekstin kohor paraprihen nga koherenca me zhvillimet sociale, globale të shoqërisë dhe të shkollës". Në këtë drejtim kurrikula jonë shkollore është e vobektë, ka nevojë për ndërhyrje. Para se gjithash, erdhëm në përfundim, se një rritje e numrit të orëve për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, do të ndihmonte jashtëzakonisht procesin e mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës. Tekstet shkollore të gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet ndryshuar, sepse nuk ofrojnë përmbajtje në përputhje me të arriturat bashkëkohore të fushës së caktuar shkencore, me metodologjinë e mësimit të lëndës dhe përdorimin e terminologjisë profesionale; duhet pasuruar kurrikula edhe me tekste alternative dhe me libër mësuesi, ku mësimdhënësit do të kenë mundësi të ndryshme për të menduarit kritik gjatë shkrim-leximit. Një ndihmesë të pakrahasueshme në këtë drejtim, do të japin trajnimet dhe seminaret e herë pas hershme, ku mësuesit do të jenë në gjendje të mësojnë strategji dhe metoda të reja efikase mësimore për t’i zbatuar në praktikë, me të vetmin qëllim përsosmërinë e mësimdhënies dhe ngritjen e cilës në arsim. Që mësimdhënia dhe të nxënit e gjuhës të reflektojë e suksesshme, mjetet mësimore duhet të zënë një vend të rëndësishëm brenda këtij procesi. Në kurrikulën tonë mungojnë mjetet mësimore (kompjuter në çdo klasë, televizor, mësimi kabinetik, vizitat nëpër panaire dhe organizime të ndryshme me karakter gjuhësor dhe letrar, etj). Një rol parësor gjatë realizimit të këtij procesi luan planifikimi i punës së mësuesit, sepse suksesi i çdo lënde varet nga përsosmëria e planit dhe nga shkathtësia me të cilin plani realizohet. Planifikimi i përgjigjet motos: “të vendosësh se çfarë do të arrish, në ç’mënyrë do ta arrish dhe të tregosh se çfarë është arritur”. Me fjalë të tjera, "duhet të vendosim se çfarë presim nga nxënësit dhe çfarë do të mësojnë ata, si pasojë e instruktimit tonë. Nëse nxënësit nuk i njohin objektivat që duhet t'i arrijnë brenda një ore mësimore, ka mundësi që ata të mësojnë në mënyrë mekanike dhe të mos e realizojnë aktivitetin e duhur për të përvetësuar njohuritë. Meqenëse, planifikimi i mësimit është një detyrë e dobishme, mësuesi duhet të përqendrohet gjithmonë në bashkëveprimin midis asaj që duhet mësuar dhe nxënësit. Bazuar nga ajo që trajtuam në punim, konstatuam se ekziston edhe një pjesë mësimdhënësish, të cilët akoma nuk e kanë të qartë se si bëhet përzgjedhja e përmbajtjes së materialit për shpjegim, pra nuk përcaktojnë objektivat mësimore. Në praktikë ata nuk bëjnë planifikim, pra ndjekin një procedurë të thjeshtë: shkruajnë temat e librit, e shqyrtojnë plani-programin, dhe nëse programi nuk ka dallime nga viti i kaluar, atëherë e kopjojnë të njëjtin plan edhe për atë vit. Kuptohet, se objektivat nuk mund të realizohen në këtë mënyrë, edhe pse teksti mësimor mund të jetë i njëjtë, niveli i nxënësve, materialet mësimore dhe kushtet në të cilat mësohet, mund të jenë të ndryshme nga viti në vit. Pra, mësuesi është ai, i cili duhet të vendos për kohën që do ta shpenzon për çështjet dhe temat e ndryshme. Shumica e mësimdhënësve e neglizhojnë këtë hap, sipas së cilit, në fillim të vitit shkollor kemi një ecuri të ngadalshme të dhënies së njohurive, pastaj javët e fundit për shkak të mungesë së kohës shumë njohur dhe shkathtësi tejkalohen (Garo, 2011: 81). Një praktike e tille e lë pas nxënësin, ku si rezultat i një planifikim jo korrekt nga mësuesi, i cili nuk mbanë llogari për kohën që do ta shpenëzojë për secilën veprimtari mësimore, një pjesë e mirë e materialit ngelet i pa përvetësuar nga nxënësit, pra pasojat e keqmenaxhimit të punës së mësuesit, duhet t'i vuajnë nxënësit. Nga sa trajtuam në punim, nuk mund të pretendohet se ekziston një ndarje absolute midis tradicionales dhe bashkëkohores në fushën e të dhënit mësim dhe në të nxënë. Ajo që është parësore brenda këtij procesi, nuk është rruga që ndjek mësuesi dhe veprimtaria e tij, por ajo që do të arrijnë nxënësi. Çdo metodë, teknik dhe strategji mësimore, qoftë tradicionale apo bashkëkohore nuk do të ketë sukses, mbase mund të llogaritet e dështuar, nëse nuk do të japë rezultate të parashikuara. Ajo që arritëm të konstatojmë është se: mësimi tradicional është më shumë teorike dhe memorizues, nuk ka si qëllim të zhvillojë aktivitete për t'i stimuluar nxënësit ta përdorin informacionin e marrë në situata reale, prandaj nxënësit humbasin interesin për mësim. Ndonëse kjo metodë ka si parim që nxënësit të mësojnë dhe të riprodhojnë informacionin e marrë, ajo nuk është efektive, sepse një informacion i mësuar mund të harrohet lehtë, ngase të mësuarit e tij mbetet thjeshtë te memorizimi dhe riprodhimi". Mangësia e mësimit tradicional qëndron te planifikim jo korret, që shkon në epërsi të mësuesit, duke orientuar një mësimdhënie me në qendër mësuesin. Brenda këtij procesi, nxënësi është në pasivitet të plotë, ai merr informacionin e gatshëm nga mësuesi, ora mësimore duket shumë monotone, ngase nxënësi duhet vetëm të dëgjon dhe rrallë herë të merr pjesë në diskutimet e ndryshme, që zhvillohen në klasë. Kësaj metode i kundërvihet mësimdhënia bashkëkohore, e cila nënkupton modifikim rolesh, me qëllim lehtësimin e të nxënit. Mësuesi është ai i cili modifikon, udhëheq, organizon, nxit debate, ndërsa nxënësi, i cili më parë kishte për detyrë vetëm të dëgjojë dhe të përgjigjet në pyetjet që i parashtroheshin, tani më është përfshirë në të gjitha aktivitetet e mësuesit dhe vepron bashkërisht me të, dhe me nxënësit e tjerë. "Gjatë veprimtarive mësimore, nxënësit krijojnë, bashkëbisedojnë, diskutojnë, shqyrtojnë, zgjidhin problemet, zbulojnë (hetojnë), kritikojnë, analizojnë, gjykojnë. Pra, nxënësi mendon për atë që mëson, e përdorë në jetën e përditshme, ndërton përvojën dhe aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur" . Ajo që pretendohet të arrihet përmes zbatimit të metodave bashkëkohor të mësimdhënies është, që mësuesit të jetë në gjendje të dallojë "jo vetëm atë që di, por edhe atë që është në gjendje të bëjë nxënësi" me njohuritë e fituara, duke vënë në aktivizim kujtesën logjike të nxënësit, për të arritur një standard që e kemi përcaktuar më parë. Pra, ora mësimore "është gjithmonë një bashkëveprim dinamik i individëve (mësues me mësues, mësues me nxënës, nxënës me nxënës), në të cilin të gjithë vazhdimisht marrin vendime". Modifikimet e shumta si dhe kombinimet që mundëson ky sistem i organizimit të punës mësimore, janë karakteristika që e dallojnë këtë lloj mësimdhënie, ngase përdorimi i metodave ndërvepruese që realizojnë gjithëpërfshirjen; mësimdhënia e suksesshme në funksion të arritjes së objektivave; rritja e pozitës së mësuesit si vlerësues, vetëvlerësimi etj., krijojnë mundësi për ngritjen e efikasitetit të veprimtarisë edukativo-arsimore në mësim, dhe të punës së nxënësve në zhvillimin e aftësive individuale të tyre. Procesi mësimor si veprimtari që organizohet me materie të gjallë kërkon një përkujdes të posaçëm nga ata faktorë që ndihmojnë suksesin e tij (mësuesi-nxënësi). Zhvillimi i teknologjisë së informacionit, që po ndodh me hapa gjigande, bënë që interesimi, prirja dhe kureshtja e nxënësit të sotshëm të dallon dukshëm nga ajo e nxënësit të dikurshëm. Si pasojë e këtij reformimi, në procesin mësimor kërkohet një mësues që di, dhe përdor teknologji të reja në çdo orë mësimore, në çdo veprimtari shkollore e jashtëshkollore në dobi të të nxënit. Mendojmë, se do të ishte një hap pozitiv nëse të gjithë mësimdhënësit do të përpiqeshin të bëjnë modifikime nga më të ndryshmet gjatë realizimit të procesit mësimor, duke kombinuar metoda, teknika dhe strategji të shumëllojshme, të njohura, por jo shumë të përhapura në arsimin shqip. Kombinimet e tilla e ndihmojnë mësuesin për të arritur rezultate më të mira dhe për të kuptuar prirjet dhe aftësitë e secilit nxënës në veçanti. Një nxënie e tillë u siguron një paraqitje dhe përgatitje të mirë nxënësve, duke qenë se bazohen në njohuri të qëndrueshme dhe afatgjatë, pra ofron mundësi të shumta për ta orientuar nxënësin drejt njohjes së të ardhmes së realizueshme, të afërt dhe të mundshme.
URI: http://hdl.handle.net/20.500.12188/26513
ISSN: 1857-6958
Appears in Collections:Faculty of Philology: Journal Articles

Files in This Item:
File Description SizeFormat 
MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT E GJUHËS .pdf278.06 kBAdobe PDFView/Open
Show full item record

Page view(s)

123
checked on May 13, 2024

Download(s)

315
checked on May 13, 2024

Google ScholarTM

Check


Items in DSpace are protected by copyright, with all rights reserved, unless otherwise indicated.